E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, 50- vjeçari humb jetën në një shpërthim gazi

Një person ka humbur jetën si pasoje e një shpërthimi në një qendër grumbullimi gazi në fshatin Bubullimë te rrethit të Fierit, si dhe disa persona te tjere jane plagosur. Viktima quhet Dhimo Gjeçi, i moshës 50 vjecare me funksionin inxhinier avarish.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Bubullima 14 në pusin e fontit të ndalur i cili është një pus që nuk nxjerr më naftë.

Ekspertët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se pusi prej një jave rridhte gaz. Viktima ka mbëritur në këtë zonë për të ndërhyrë për rrjedhjen e gazit dhe mendohet se kundragazi i tij nuk ka funksionuar gjë që ka shkaktuar edhe asfiksimin e inxhinjerit Gjeçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›