Frikë nga penalltitë

Frank Lampard beson se Anglia duhet të adaptojë qëndrim më pozitiv nëse përballet me penallti në Kampionatin botëror. Anglia ka histori të disfatave me penallti në gara të rëndësishme dhe Lampard pranon se futbollistët kanë frikë psikologjike.
“Mendoj se është bërë një pengesë. Pa marrë parasysh sa mirë luajmë në një ndeshje, kur vijnë penalltitë, mendojmë ‘oh, ja ku shkojmë përsëri’. Pasi të kemi një qëndrim të tillë, është vështirë ta largoni. Kjo është arsyeja pse gjermanët janë aq të mirë. Ata hyjnë në penallti me besim se do të fitojnë. Anglisë i nevojitet vetëbesim më i madh”, tha Lampard për magazinën sportive GQ.
Anglia dominoi në fushatën kualifikuese për Kampionatin botëror nën drejtimin e Fabio Capellos dhe Lampard beson se italiani mund t’i udhëheqë ata drejt triumfit. “Mendoj se është i shkëlqyeshëm. Ai është shumë i drejtpërdrejtë dhe i vendosur. Ju vetëm duhet të shikoni se çka ka arritur në karrierën e tij dhe mënyrën si është paraqitur Anglia nën drejtimin e tij. Ai ka ngritur besimin në ekip”, përfundoi Lampard.
Prej Kampionatit botëror 1990, Anglia është eliminuar nga pesë gara të rëndësishme në penallti – nga Portugalia (2004 dhe 2006) dhe Gjermania (1990 dhe 1996) në dy raste. Argjentina e mposhti Anglinë pas penalltive në Kampionatin botëror 1998 në Francë.