E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, maxhoranca ashpërson akuzat: Rama të hyjë vetë në grevë

Fjalimet e deputeteteve te Partise Demokratike gjate seances parlamentare ishin nje seri akuzash ndaj deputeteve socialiste ne mungese. Rinisja e bojkotit nga opozita paralel me greven e urise se 200 veteve, vetem ka rritur ashpersine ne fjalen e demokrateve.

“Edi Rama dua te them sepse te takon ta them ty, se eshte njesoj si ne ’91. Shkoi ne shtepine time, pergatis dreken per familjaret e mi dhe me vine mesazhe dhe telefonata kercenuese. Telefonatat ishin zera grash, dhe e kuptoja qe ishin femra dhe qe me vinte shume keq. Ato motrat e tua, se nuk kam ca te them tjeter. Nuk i them dot zonja se nuk e meritojne. Si ka mundesi me ngacmojne aty ku une jam e qete, nuk dua te shqetesoj familjaret e mi. Nuk e di ato gra, mbase duke qene socialiste dhe formula e pare e marksizem leninizmit eshte e para partia dhe pastaj familja”, u shpreh Rajmonda Bulku.

“Zonja Bulku duhet ta pranojme ato nuk shqetesohen per femijet e tyre. Shpresoj qe shqiptaret ta kuptojne se nuk shqetesohen per femijet e shqiptareve”, tha Gent Strazimiri.

“E ketyre bastardeve komuniste, qe sot do bejne gati goditjen e rradhes se demokracise. Kane permjerr bulevardin kryesor te kryeqytetit dhe kane veshtiresuar jeten e banoreve te Tiranes dhe kesaj i vene emrin ideal opozitarizmi ”, shtoi Mesila Doda.

Ne vecanti deputetet femra te Partise Demokratike i kerkuan kryesocialistit Edi Rama te hyje edhe ai ne greve.

“Do ti kerkoj zotit Rama qe njehere te vetme te mos i tradhetoje ata anetare dhe simpatizante te PS dhe te zevendesonte te pakten nje nga ato nena duke u futur vete ne greven e urise”, u shpreh Albana Vokshi.

“Zoti Rama co nje grua ne shtepi, kthe nje nene prane femijeve dhe zere ti vete vendin e asaj”, deklaroi Mesila Doda.

Gjashte dite pas nisjes se greves se urise nga rreth 200 vete mes te cileve 20 deputete, mazhoranca nuk leviz nga qendrimi i saj, ndaj kerkeses se opozites.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›