E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën me Armendin

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 10:08

Në ekranet e televizioneve kosovare ishte parë me të përfunduar lufta ku kishte realizuar disa emisione në KTV dhe RTK, por me vonë këngëtari Armend Rexhepagiqi ishte tërhequr duke kompozuar këngë, por jo duke qenë pjesë e një emisioni nëpër mediat shqiptare.

Tani ai duket se e ka thyer heshtjen.

Në vitin 2010, Armendi u paraqit në emision “Albanians Got Talents”. U konsiderua si shumë i suksesshëm dhe njëri prej anëtarëve më të mirë të jurisë, i cili me përkushtim të madh vlerësoi talentët e këtij festivali.
Pasi u zgjodhën fituesit, ai tash ka marrë përgjegjësi edhe për njërin nga emisionet më të shikuara në Top Channel.

Do të jetë autor i emisionit “E diel”, që transmetohet në Top Chanel.

Këto ndryshime të mëdha kanë ardhur pasi që Adi Krasta do të largohet për të prezantuar emisionin “Top Channel”, “100 Milionë”, ndërkaq bashkë më të do të largohet edhe autorja italiane e këtij emisioni, Alessia.

Edhe pse kontrata e saj përfundonte në maj të këtij viti, drejtuesit e televizionit nuk kanë menduar ta mbajnë më gjatë atë, por ta ndërpresin marrëdhënien e punës me Alessian, për të afruar në këtë rol një personazh të njohur të muzikës.

Ai është Armendi, i cili tashmë është zhvendosur për të jetuar në Tiranë bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren dhe tekstshkruesen Aida Baraku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›