E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katie flet për Surin

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 13:24

Katie Holmes ka folur për edicionin e fundit të revistës amerikane “Elle”. Aktorja, e cila është martuar me Tom Cruise, ka qenë e hapur për shumë gjëra në këtë intervistë, përfshirë këshillat për modën që i merr nga vajza e saj e dashur Suri, e deri tek roli i saj të fundit në filmin biografik të Jascqueline Kennedy.

Më poshtë po sjellim intervistën e shkurtuar të Katie dhënë revistës prestigjioze “Elle”.

A keni punuar shumë për të luajtur si duhet rolin e ish zonjës së parë Jacqueline Kennedy?
Kam punuar sa më shumë që kam mundur sepse e kam adhuruar atë. Në skenë kisha ndjenjën se jam ka krijoj diçka shumë speciale sepse kjo familje është shumë speciale.

Ishte kompleks ky rol...
Familja Kennedy ishin si yje të filmit. Në këtë film mund të shikon shumë nga imazhi i tyre publik.

Por për vuajtjet e Jackie Kennedy a keni ndonjë mendim?
Nuk e kam ditur se ajo ka humbur një fëmijë në gusht dhe pastaj një i ishte vrarë në nëntor (Jack). Nuk mund ta besoja. Ajo ende ka shumë fortë. E adhuroj atë...e adhuroj familjen e saj sidomos faktin se ajo ka qenë një nënë e rëndësishme dhe shumë e mirë për familjen e saj.

Tani e keni edhe linjën e juaj të modës, që e keni quajtur Holmes & Yang...
Ende jemi duke punuar në disa detale të vogla dhe ende ka punë. Në të vërtetë jam shumë e dhënë pas modës dhe dizajnimit. Për këtë bëj edhe shumë “shoping”.

Por për dekorimet në shtëpi?
Gjithmonë më pëlqen që tavolina të jetë e rregulluar mirë. Më pëlqejnë trëndafilat dhe orkidetë si dhe tulipanët francez dhe shumë gjëra të tjera që e bëjnë atë të bukur, por nuk kam ide se si quhen sepse kanë emra të shumtë.

Çka mendoni për stilin e Surit, pasi që edhe asaj i pëlqen të bëj “shoping”?
Kur një ditë nuk shkojmë në ndonjë dyqan ajo thotë se “dëshiron të shkoj atje” duke bërë më shenjë në një dyqan që nuk është larg nga shtëpia. Në atë dyqan janë veshjet që ajo preferon. I them “Suri ke diçka për të marrë. Ka raste kur thotë se i pëlqejnë edhe fanellat e futbollit, sidomos ato shumëngjyrëshe.

A keni marrë këshilla për modën nga Suri?
Ajo me thotë atë që mendon. Sikurse sot, pasi që këta pantallona që vesha ajo me tha se “nuk i pëlqejnë”. Por më vonë ajo me tha se do të “shkonin mirë nëse i vesh me këto këpucë. Kështu dukesh më bukur mami”. Pra ka një shije shumë të mirë dhe interesante.

A ju shqetëson puna kur ajo ndiqet nga “paparazzit”?
Nuk shqetësohem shumë. Është çfarë është por kjo është mirë. Ndonjëherë acarohem sepse e teprojnë por ndonjëherë zënë momente të mira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›