Nis bllokimi i sheshit ja si do devijoje trafiku ne qender
Gjithcka ne menyre qe gradualisht te orientohen qytetaret per akset qe do te bllokohen apo te tjerat ku do te devijohet qarkullimi. Ne mbledhjen e djeshme specialistet e Bashkise se Tiranes kane detajuar planin qe do te mundesoje punime me intensive ne shesh per te arritur keshtu mbylljen e
kontrates brenda afateve. Mund te them se jemi gati per te hyre ne nje faze te re te punimeve ne sheshin Skenderbej e cila pa diskutim qe lidhet ngushte me menaxhimin e trafikut. Skema e re parashikon qe perparesi ti jepet transportit publik edhe ne ato rruge ku do te ndalohen automjetet sqaroi per gazeten drejtori i projekteve ne Bashkine e Tiranes Mihail Cico. Sipas tij ne pjeset ku trafiku rendohet do te vihen ne dispozicion te automjeteve edhe korsite a autobuzevendersa keta te fundit do te qarkullojne edhe ne akset e bllokuara. Cico sqaron se me perjashtim te diteve te para kohe kjo qe do tu duhet qytetareve per tu mesuar skema e re e menaxhimit te trafikut nuk pritet te sjelle rendime te metejshme te tij ne qender. Per kete arsye duke nisur qe nga java qe vjen ne do te nisim ndermarrjen e hapave paraprake te cilet do te ndihmojne perdoruesit e automjeteve te familjarizohen me akset e reja ku do te devijoje qarkullimi tha Mihail Cico. Ne kete menyre sipas tij ne shesh do te punohet ne shume fronte cka do te rrise intensitetin e punimeve ne menyre qe ato te mbyllen brenda afateve.
Devijimi i trafikut
Specialistet e Bashkise se Tiranes kane menduar qe riorganizimi i trafikut rreth sheshit te zbatohet ne dy faza. Fillimisht do te mbyllet gjysma e Bulevardit Deshmoret e Kombit ne drejtim ngjites. Me tej po ne kete faze do te bllokohet kthimi djathtas ne rrugen Luigj Gurakuqi pjesa nga Sahati deri tek sheshi Avni Rustemi. Do te lejohet qarkullimi me kapacitet te plote ne rrugen Abdi Toptani. Gjithashtu do te jete e kalueshme per automjetet Rruga e Dibres e cila deri tani ka qene e mbyllur. Sa i perket bulevardit Zogu i pare ai do te jete njelloj funksional vetem se do te ndryshoje kahu. Do hapet per automjetet pjesa ku deri tani jane kryer punimet. Nderkaq ne fazen e dyte te skemes se re parashikohet qe te behet bllokimi i rruges mes godines se partise socialiste dhe Bankes se Shqiperise. Nje tjeter aks ku nuk do te lejohet qarkullimi i automjeteve eshte ai perpara bashkise se Tiranes. Ne skemen e re parashikohet gjithashtu qe te lejohet kthimi vetem djathtas per te gjitha automjetet qe vijne nga rruga Myslym Shyri. Te dyja keto faza do te mbyllen brenda ketij muaji duke krijuar keshtu mundesine qe te punohet ne 90 te kantierit ne sheshin Skenderbej.
Skema e re e trafikut
Faza e pare
Do te mbyllet gjysma e Bulevardit Deshmoret e Kombit ne drejtim ngjites.
Nuk do lejohet kthimi djathtas ne rrugen Luigj Gurakuqi pjesa nga Sahati deri tek sheshi Avni Rustemi.
Do te lejohet qarkullimi me kapacitet te plote ne rrugen Abdi Toptani.
E kalueshme per automjetet rruga e Dibres e cila deri tani ka qene e mbyllur.
Faza e dyte
Bllokimi i rruges mes godines se Partise Socialiste dhe Bankes se Shqiperise.
Ndalimi i qarkullimit perpara Bashkise se Tiranes.
Kthimi vetem djathtas per te gjitha automjetet qe vijne nga rruga Myslym Shyri.
Rama Per trafikun problem menaxhimi
Brenda pak ditesh pritet te perfundoje riasfaltimi i rruges se Kavajes. Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama inspektoi dje punimet ku sipas projektit do te riasfaltohet dhe sistemohet e gjithe rruga nga qendra deri tek 21 Dhjetori. Rama theksoi se kjo rruge e riasfaltuar do te lehtesoje ndjeshem qarkullimin ne kryeqytet. Duke i falenderuar perseri qytetaret per durimin e ketyre pak diteve eshte fare e qarte qe me nje menaxhim me te mire te trafikut dhe me nje vetedije me te larte qytetare ne drejtimin e mjeteve qarkullimi ne kete qytet nuk ka pse te jete problem deklaroi kryebashkiaku. Sipas tij trafiku ne Tirane do te lehtesohet nese policia por dhe vete shoferet e automjeteve zbatojne te gjitha rregullat. Megjithese sot eshte i zene njeri aks dhe punon vetem aksi tjeter praktikisht qarkullimi eshte krejt i lirshem gje qe tregon qarte se problemi yne kryesor me qarkullimin eshte ne radhe te pare nje problem menaxhimi dhe vetedijeje. Menaxhimi nga ana e strukturave shteterore te Policise te Shtetit dhe vetedija nga ana e qytetareve te cilet duhet ta perdorin makinen si qytetare europiane ne menyren se si shpeshhere e perdorin tha Rama. Shume shpejt pritet te nise riasfaltimi i rruges se Durresit e cila gjithashtu pritet te perfundoje brenda 10 diteve.
ZIRINA LLAMBRO