E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi i datës 6 janar

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:38

Dashi
21 mars- 20 prill

Nëse kërkoni ndonjë element që keni humbur më parë atë do ta gjeni tek një shok i juaj. Ai është duke ecur pothuajse hapave të juaj!

Demi
21 prill- 21 maj

Duhet të keni më shumë besim në aftësitë e juaja duke i involvuar edhe në situata jo edhe aq të mira të cilat do i zgjidhni me lehtësi.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Ka ardhur koha që t’i harroni të gjitha përpjekjet që keni bërë për të arritur atë që keni dashur më parë.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Ajo që duhet të bëni sot është të krijoni besim tek të tjerët. Duhet edhe të mbroheni më shumë në këtë fillimvit.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Lëreni që një konflikt të zgjidhet pa involvimin e juaj në të. Paqja ndonjëherë është plani më i mirë për t’i rregulluar gjërat.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Stacioni i dashurisë ka filluar tani dhe ju duhet të luftoni sidomos për të mbajtur lidhjen nëse je me partnerin/ën. Këshilla vlen edhe për beqarë. Luftoni për dashurinë!

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Ka ardhur koha që të gjeni një vijë përfundimtare për të tejkaluar një problem të vjetër. Duhet ta kaloni atë për të pasur sukseset e tjera.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Sot duhet që të ndiheni sa më të lirë për të marrë kontrollin dhe të inkurajoni njerëzit e tjerë, sidomos shefat që t’ju udhëheqin më mirë.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Ka ardhur koha që të merrni shumë vendime. Por, duhet që të jeni sa më të përkushtuar për të arritur qëllimet e juaja!

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Duhet që t’i jepni kohë vetës që me mëngjes për të arritur qëllimet që keni. Bashkoni forcat me kolegët për të arritur sukseset pasi që e meritoni.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Ka ardhur koha që të jeni sa më të saktë sidomos në punë. Agresiviteti dhe energjia nuk ju mungojnë, andaj veproni.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Jeni duke hyrë në një të guximit. Për këtë jeni duke marrë edhe frymëzim nga të tjerët. Yjet ju këshillojnë që të jeni sa më i/e kujdesshme!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›