E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin

02-06-2012 / Gazeta 55

Të dielën në 20.30 Sali Berisha dhe Edi Rama do ulen në tryezë në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Lajmi u konfirmua për abc neës nga burime pranë kryesisë së Partisë Demokratike. Takimi Rama-Berisha është përfolur si i mundshëm që në momentin kur raundi i parë i zgjedhjes së presidentit u konsumua pa votim. Kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të ulet me Ramën, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat. Takimi mes dy krerëve të politikës vjen pas dy takimeve mes negociatorëve demokratë dhe socialistë, të kryesuar nga drejtuesit e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruci. Në këto takim, socialistët u ulën në tryezë me kushtin për përmbylljen paraprake të reformave dhe kufizimin e imunitetit, ndërsa kandidatin konsensual të mazhorancës Zaganjorin e cilësuan si të njëanshëm, qëndrim që u shfaq dhe një ditë më parë pas takimit që zoti Zaganjori pati me kryesocialistin Rama. Votimi i dytë për presidentin është të hënën, priten rezultate e takimit për Berisha-Rama për të parë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat apo jo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›