Komisioneri Fyle: Tentoni konsensusin para raundit të tretë

Drejtori i BE për Zgjerimin, Stefano Sannino vizitë në Tiranë më 7 Qershor
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle u shpreh pak ditë më parë se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, palët politike duhet të tentojnë edhe konsensusin. Për t’i dhënë dinamizmin e duhur procesit si dhe për të angazhuar forcat politike drejt dialogur dhe konsensusit në raundin e dytë dhe të tretë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Saninno vjen në Tiranë më 7 Qershor, si i dërguari i Komisionierit për Zgjerimin Stefan Fyle.
Në axhendën e tij janë parashikuar takime me kryeministrin Berisha, kryetarin e PS-së, Edi Rama por edhe krerët e partive të tjera parlamentare. Vizita e Saninnos në Tiranë vjen korrespondon me përfundimin e raundit të dytë të votimit në Parlament (e hënë, 4 Qershor), për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.