E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën takimi Rama-Berisha?

Share

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, do të takohen të dielën, vetëm një ditë përpara mbajtjes së raundit të dytë të votimit për presidentin e ri të vendit, raporton Vizion Plus. Ende nuk janë mësuar modalitetet e takimit në fjalë, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm në momentin që palët ndajnë ende qëndrime të ndryshme për mënyrën sesi duhet të dale emri i kandidatit për kryetar shteti. Por mbetet për tu parë nëse ky takim do të mund të prodhojë një marrëveshje për një president konsensual? Nga ana tjetër Xhezair Zaganjori, kandidati i pa zyrtarizuar i dale nga tryeza e mazhorancës, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, në një iniciative që thotë se e ka ndërmarrë vete për të njohur krerët e partive parlamentare me platformën e tij për drejtimin e shtetit. Në orën 10 të së premtes, Zaganjori, ka ngjitur shkallet që të çojnë në zyrën e Edi Ramës, dhe pas 60 minutash bisedë me të nuk duket të ketë marrë premtim për votën e opozitës. Vetë Rama, nuk ka preferuar te beje ndonjë koment. Por pak minuta pas takimit zyra e shtypit të selisë rozë ka sqaruar se opozita kërkon një proces deri tani të munguar, që të përfshijë të gjitha palët. Sipas njoftimit, Partia Socialiste nuk do të mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria. Madje në njoftim theksohet se i është bërë e ditur kandidatit Zaganjori se ky qëndrim vlen edhe për kandidaturën e tij apo çdo emër tjetër të paraqitur nga qeveria. Zaganjori është takuar pas Ramës me kryetarin e PDIU në një nga lokalet e kryeqytetit, takim që ka zgjatur rreth 40 minuta. Me pas kreu i PDIU ka zhvilluar një tjetër takim me deputetin Gazmend Oketa, i cili drejton aktualisht partinë Fryma e Re Demokratike. Nuk janë bërë të qarta detaje të takimet por ai vjen në një moment kur mazhoranca po kërkon te siguroje votat e nevojshme për presidentin e ardhshëm. Takimi mes Oketës dhe Idrizit ne Rogner ka zgjatur 60 minuta. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese u propozua si emër nga mazhoranca, ndonëse kjo e fundit nuk e hodhi si kandidaturë në raundin e parë të votimit, pasi nuk siguroi dot mbështetjen e opozitës për 84 votat e domosdoshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›