Aleanca Kuq e Zi: Zaganjori votoi pro paktit të ujërave me Greqinë, jo president
Aleanca Kuq e Zi është shprehur sërish kundër kandidaturës së Xhezair Zagonjarit për president të republikës gjatë ditës së sotme. Kjo, pasi sipas Aleancës, ai ka qenë pro paktit të ujërave me Greqinë.
Aleanca Kuq e Zi i fton të gjithë shqiptarët të lexojnë dhe të kuptojnë arsyet pse kryeministri Berisha ka propozuar pikërisht gjyqtarin Xhezir Zaganjorin, në funksionin e kreut të ri të shtetit. Me vendim datë 26.11.2009 të Gjykatës Kushtetuese është votuar pro legjitimimit të padisë për gjykimin e cështjes në lidhje me papajtueshmërinë me kushtetutën e Shqipërisë së marveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Per delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në seancën për legjitimim apo jo të kërkesës në fjalë kandidati për president ka votuar në minorancë duke mbështetur antikushtueshmërinë e marrëveshjes me Greqinë. Në votimin 5 me 4, gjyqtari Xhezair Zaganjori është shprehur por marrëveshjes duke votuar kundër pranimit të kërkesës për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Aleanca Kuq e Zi bën me dije se denoncon marrëveshjen e kryeministrit Berisha me Greqinë si një akt tradhëtie historik dhe një njollë e zezë në 100 vitet e shtetit shqiptar, thuhet në një deklaratë të Aleancës.