E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përuron tunelin: Të tjera investime për Vlorën

Ashtu sic edhe ishte dhe parashikuar ka përfunduar zgjerimi i tunelit në zonën e Ujit të Ftohte në Vlorë. I pranishëm në përurimin e hapjes së tunelit, Kryeministri Berisha theksoi se tani ky tunel ka pamjen që Vlora meriton, ndërsa shtoi se Qeveria e tij ka ndërtuar në qytetin bregdetar rreth 300 km rrugë.
 

Berisha tha gjithashtu se objektiv për këtë sezon mbetet shpallja e Vlorës “Perlë e Mesdheut”, ku u premtoi vlonjateve edhe një shëtitore të re, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.
 

Zgjerimin i tunelit të njohur të kësaj zonë ku kalon rruga që lidh bregdetin me pjesen tjetër të vendit, ishte kthyer në një problematike ne rendimin e trafikut vecanerisht gjate sezonit veror. Investimi prej 75 milione lekesh i qeverise ka zgjeruar kete tunel me dy koresi, duke synuar lehtesimin e levizjes se mjeteve.

Tuneli, aq i njohur eshte ndertuar gjate Luftes se Pare Boterore nga xhenieret e ushtrise austriake dhe me pas asaj italiane. Ne afro nje shekull te egzistences se tij tuneli ka pesuar vetem disa meremetime te vogla, ndersa ky eshte investimi i pare qe e zgjeron ate.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›