E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Është zbuluar naftë në fshatin e Ramës. Kam qenë dy herë, Rama asnjëherë. Braçe: Ky karagjoz vetëm gënjen

Share

Kryeministri Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit se është zbuluar naftë në fshatin Mbreshtan në Berat. Berisha tha se ky është fshati i Edi Ramës, edhe pse ai e mohon këtë.

Kjo kompani [Petromanas] riktheu Shell në Shqipëri dhe shpresat për gjetje të mëdha nafte janë reale. Pusi i Shpiragut është pus i thellë mbi 6 mijë metra dhe optimizmi i Shell dhe Petromanas është sipas tyre, i bazuar dhe i madh.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po vlerësohet si një vend me perspektivë të madhe në fushën e hidrokarbureve. Fakti që rikthehen sërish në Shpirag dëshmon se të dhënat janë gjithnjë e më bindëse për fusha të mëdha të reja nafte në Shqipëri. Ndaj dua të përgëzoj kompaninë Petromanas e Shell dhe ata që kanë bërë studimin, të cilët fillojnë së shpejti punimet në këto puse, me besim dhe shpresë të madhe se do të ketë gjetje shumë të rëndësishme. Për gazetarët të cilët nuk mund të mos pëlqejnë apo kërkojnë skupin edhe aty ku nuk është, dua të them se ky shpim ndodh e kjo rrugë ndërtohet pikërisht në fshatin e Edi Ramës. Fshat, të cilin unë e kam vizituar dy herë dhe biri i tij i shquar nuk e ka vizituar asnjëherë. Madje as nuk pranon se është nga Mbreshtani. Është një zonë shumë e bukur, me një shpat fantastik. Është një zonë me qershi e ullinj nga më të bukurat në Shqipëri. Piktori doli i dështuar, pavarësisht nga peizazhi atje, tha Berisha.

Pas deklaratës së kryeministrit Berisha, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe, që tha se nuk njeh karagjoz më të madh se Sali Berisha, që gënjen edhe për gjërat më të vogla. Braçe tha se ka qenë me Ramën disa herë në fshatin e kreut socialist. Unë njoh karagjozë, por karagjozë në moshën 70 vjeç vetëm njërin njoh: SALI BERISHEN!

E dëgjova tani të thotë se ka qenë dy herë në Mbreshtan dhe se Edi Rama ska qenë asnjëherë!

… Natyrisht ky gënjen për gjëra të mëdha, por ja që gënjen edhe për gjëra tërësisht qesharake.

Edi Rama ka qenë me mua, disa herë. Vetëm e me kolegë të tjerë gjithashtu ka qenë, në Mbreshtan, por edhe sipër në Sinje!

Por kjo ska rëndësi. Rëndësi ka që në Mbreshtan, në zgjedhje prej vitit 1991 Sali Berisha vetëm humb, madje nuk merr as 20% të votave! I ka bërë të gjitha, me të keq- vjedhje e dhunë, me të mirë-para, punësime politike apo investime, por përsëri 20% të votave merr!

Sa për pusin e naftës Sali Berisha duhet të dijë se në Mbreshtan për naftë është shpuar edhe 35 vite më parë e me radhë çdo vit, me përjashtim të vitit 1997 kur ai shpërtheu depot e desh përvëloi Mbreshtanin!

Mbi të gjitha, banorët e Mbreshtanit, Beratit e Kuçovës, në tërësi, nuk do të përfitojnë gjë nga pasuria e nëntokës së tyre, sipas marrëveshjes zhvatëse të Sali Berishës. Do të përfitojë një kompani greke, thotë Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›