E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Topi, dorehiqu po pranove ndryshimet

Deputeti Spartak Ngjela i kerkoi dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi, te jape doreheqjen, nese lejon kalimin e ndryshimeve te Kushtetutes. Ne nje takim te zhvilluar ne Presidence, kerkuar nga vete Ngjela, ky i fundit, duke kritikuar ashper nismat e ndermarra per ndryshimin e Kushtetutes, i sugjeroi qe te jape doreheqjen nese ato miratohen. "I kerkova Presidentit doreheqjen, nese propozimet e PD-PS miratohen, se ky eshte nje grusht kunder Kushtetutes", tha Ngjela, per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, Presidenti, qe eshte garant i Kushtetutes, nuk mund te qendroje nje cast nese lejon miratimin e ndryshimeve qe propozohen nga dy forcat e medha politike. "I theksova qe shoqeria eshte perballe nje puci antikushtetues, ndaj i kerkova Presidentit qe te qendroje si kolone qe mbron Kushtetuten dhe mbi te gjitha i thashe se, ne rast se e shikon ceshtjen qe nuk mund te ecet me forma te tjera, nje President qe do te mbroje Kushtetuten, kur shikon se po behet nje grusht kushtetues, ai jep doreheqjen", tha Ngjela. Sipas tij, vendi eshte perballe nje grushti antikushtetues, duke i quajtur si ordinere nismat e ndermarra dhe se kerkojne shqyrtime te gjata ne komisione te posacme. Ngjela u shpreh se kreu i shtetit gjate takimit nuk eshte shprehur konkretisht mbi situaten dhe ka mbajtur nje qendrim kushtetues. Takimi mes tyre, qe u kerkua nga vete Ngjela, zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua pikerisht ne zyren e Topit. Gjate ketyre diteve, Presidenti ka pasur takime te shpeshta me deputete te forcave te ndryshme politike per propozimet qe PD-PS kane bere per te prekur Kushtetuten.

R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›