Dade: Ndaj Bollanos duhet te veproje autoriteti i ligjit
Deputetja socialiste, Arta Dade, kerkoi dje nga Kryeministri qe te veproje me autoritetin qe i jep ligji mbi kryetarin e Bashkise, Vasil Bollano, per incidentet ne Himare. Duke e ngritur serish si shqetesim dje nga foltorja e Kuvendit, Dade shtroi pyetjen pse nuk po merren masa ndaj Bollanos. "A ka Kryeministri i Shqiperise autoritet mbi kryetarin e Bashkise se Himares, apo mbi ndonje kryetar tjeter bashkie qe ka gjetur strehe te PPDNJ, si i korruptuar dhe abuzues me pushtetin? Pse nuk vepron konform autoritetit qe i jep ligji?", u shpreh ajo. Nderkohe qe, theksoi se sqarime duhet te beje dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha mbi viziten e zv/ministrit te Jashtem grek ne Himare, dite me pare. "Kryetari i Bashkise se Himares po kthehet ne menyre te perseritur, ne nje perfaqesues politik, i cili ne vend qe te kultivoje bashkejetesen dhe mirekuptimin mes banoreve qe qeveris ne nivel lokal, krijon here pas here keqkuptime e deri edhe provokacione, te cilat nxisin nje fryme te palejueshme konflikti dhe tensioni ne Himare", theksoi ajo, duke e cilesuar si nje motiv me teper qe shteti te merret me ne fund me kete pjese te territorit tone shteteror. Sipas nenkryetares se Komisionit te Jashtem, Kuvendi duhet te informohet lidhur me rrethanat e vizites se fundit te zv.ministrit te Jashtem grek ne Himare, gjate se ciles jane dhene disa konsiderata qe kane te bejne me minoritetin grek ne Shqiperi, per te cilat ka pasur spekulime se shkojne kunder frymes konstruktive qe i sheh minoritetet si ura lidhese mes vendeve fqinj dhe jo si kontingjente subversive, apo kolona te pesta. Dade kujtoi gjithashtu se Himara eshte nje nder zonat me te prapambetura te vendit, me mungesa te theksuara ne financime publike, investime dhe politika mbeshtetese nga ana e qeverise qendrore. R.Rapushi