E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ankand, fustani i Amy Winehouse

Një fustan i këngëtares Amy Winehouse, të cilin e ka veshur në kopertinën e albumit Back to Black, pritet të shitet në ankand në Londër.

Babai i artistes angleze e ka prezantuar fustanin në një nga ankandet më të mëdha britanike.

Fustani i krijuar nga stilistja tajlandeze Disaya u ble nga Winehouse, ndërsa tashmë mban një vulë të madhe për arstisten e cila ndërroi jetë në muajin korrik.

Amy vdiq  në moshën 27 vjeçare. Pas suksesit në mbarë botën me albumin e dytë në vitin 2007, Amy nuk kishte prodhuar suksese të reja, ndërsa e ardhmja e saj si këngëtare u shkatërrua për shkak të problemeve personale me alkolin dhe drogën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›