Gjinushi: Nuk duhet te vazhdojme te ecim me me kete qeveri
Kryetari i PSD Skender Gjinushi eshte ndalur ne takimin e radhes ne qytetin e Prrenjasit. Teksa ka shpjeguar alternativen socialdemokrate, si dhe perparesine qe ka koalicioni i majte ne qeverisje, perkundrejt keqqeverisjes se Berishes, ai ka bere thirrje qe te gjithe te votojne per te larguar kete qeveri te paate. "Nuk shtrohet pyetja dhe problemi thjesht per te nderruar krahet e qeverisjes, po shtrohet problemi nese do vazhdojme te ecim me kete qeveri te deshtuar", tha Gjinushi. Ne te njejten kohe ai nuk ka munguar te shpalose te gjithe pikat e programit qeverises, qe jane punesimi, arsimi, shendetesia dhe kujdesi per emigrantet.