E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të drejtat e njeriut, gratë e të rinjtë në protestë me biçikleta

Paradë biçikletash në mbrojtje të mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Shoqata "në dobi të gruas shqiptare", në bashkëpunim me Eccovolis përmbyllën fushatën e aktiviteteve kundër dhunës në familje nëpërmjet një aktiviteti me biçikleta në bulevardin "Dëshmorët e kombit".

Një ndër vullnetaret e shoqatës, Lora Arbana u shpreh se ky aktivitet i shërben sensibilizimit të gjerë të shoqërisë në respekt të të drejtave të njeriut dhe një mjedisi të shëndetshëm.
 

Ky evenimenet përmbylli fushatën 16 ditore me aktivitete të shumta kundër dhunës në familje si dhe në mbrojtje të mjedisit. Në këtë aktivitet merrnin pjesë nxënës shkollash, vullnetarë, pjesëtarë organizatash si dhe qytetarë të ndryshëm.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›