E Diel, 1 Nëntor 2026

16-vjeçarja italiane aborton fëmijën që priste nga një shqiptar

Një zgjedhja e lirë erdhi pas javësh dëshpërimi, polemikash dhe vendime në gjykatë për të bindur 16- vjeçaren italiane Sara për të abortuar fëmijën e dashurisë shqiptaro-italiane. Avokati i familjes tha se më në fund pas disa orë pune të gjyqtarit 16-vjeçarja pranoi abortin, ndërsa incidenti që ndodhi ne provincën e Trento-s ishte në qendër të vëmendjes të mediave italiane.
Një histori për të mbrojtur jetën e vajzës dhe mospëlqimi për djalin me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie, dhe mbi të gjitha origjina e tij shqiptare bëri që dy prindër italian të ndjekin çdo rrugë që vajza e tyre e mitur të abortojë.
Në kërkesën e tyre prindërit shpreheshin , "Gjyqtarë vendosni që fëmija i vajzës sonë të mos lindë", ndërsa theksonin se i riu shqiptar nuk mund ta kujdesë vajzën e tyre 16-vjeçare dhe as foshnjën, pasi sipas tyre ata mund të rrezikojnë në praninë e tij.
Ata u janë drejtuar gjyqtarëve që merren me të drejtat e minoreneve, të bindur vendimi i së bijës nuk ishte i lirë, por i imponuar nga djali. Historia e publikuar në mediat italiane paraqitet më shumë si një konflikt fëmijë-prindër sesa një mosmarrëveshje me sfond racist.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›