Thaçi: Kapitull i ri në marrëdhëniet me BE-në

Kryeministri i Kosovës HashimThaçi sot u kthye nga qëndrimi zyrtar në Bruksel ku pati zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të BE, kryetarin Herma fon Rompuy, me përfaqësuesen e Lartë të BE Catherine Ashton dhe me komisionarin për Zgjerim Stefan Fule.
Në një konferencë për shtyp ai theksoi se perspektiva e përsëritur evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parashikon shumë qartë, hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - EBRD.
Në vazhdim të konferencës Thaçi vlerësoi se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me BE-në përmes marrëveshjes tregtare dhe qasjes në programet e komunitetit shënon një kapitull të ri historik për relacionin në mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kryeministri përmendi, siç tha ai në fund, qasjen konstruktive që e u dëshmua në procesin e dialogut me Serbinë dhe ai dialog, ka shkuar në dobi të Kosovës.