E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelandë e Re, ngordhin 21 balena

ZELANDë E RE- Një numër i madh balenash u bllokuan në brigjet e Zelandës së re duke bërë që 21 prej tyre të ngordhnin pavarësisht përpjekjeve për t'i shpëtuar ato. Ndonëse nuk është bërë ende i ditur shkaku që coi në bllokimin e balenave në bregdet, televizionet vendase thanë se cekëtira e papritur ishte një shkak i mundshëm i këtij incidenti. Autoritetet i varrosën 21 balenat e ngordhura ndërsa 42 të tjera arritën të shpëtonin falë përpjekjeve të banorëve dhe turistëve të shumtë të cilët u angazhuan për të ndihmuar balenat e mëdha. Nuk është hera e parë që incidente të tilla ndodhin në bregdetin e Zelandës së Re por kësaj here hetimet duket se do të zgjasin më tepër.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›