Balotelli: Nuk jam i çmendur

Gjatë karrierës së tij të deritashme në City, Balotelli është përballur me situata të ndryshme të padëshiruara prej suspendimeve, zëvendësimit nga loja për shkak të veprimeve të pahijshme në një miqësore si dhe së fundmi shpëtoi pa lëndime pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tij që thuhej se ishte shkaktuar nga një fishekzjarr.
Por, 21 vjeçari tha se do të ishte monotoni nëse “nuk i bëjë këto që i bëjë”.
“Nuk jam i çmendur siç thonë disa njerëz, edhe pse nganjëherë jam argëtues. Jam i gatshëm të marr përgjegjësi, edhe pse njerëzit nuk e besojnë këtë”, tha ai.
“Ata duket se flasin më tepër rreth jetës time private se për atë që bëjë në fushë”, shtoi ish reprezentuesi italian. Balotelli i cili u transferua në City nga Inter në gusht 2010 për 24 milionë funte ka gjetur formën e tij këtë sezon duke shënuar shtatë gola.
“Futbolli anglez më ka mësuar presingun dhe ndjekjen e kundërshtarit kur e humb topin. Nuk më mungon Kampionati italian, standardi është shumë i ulët ndërsa futbolli anglez është i bukur, i kënaqshëm”, përfundoi ai.