Ngjarjet e fundit në veri i shfrytëzon Serbia

Megjithatë, përmes një komunikate për media, kjo lëvizje shfaqi dyshimin se rasti mund të shfrytëzohet nga Beogradi zyrtar.
“Pavarësisht se si do të ketë qenë ngjarja në hollësi, meqë deri tash kanë qarkulluar vetëm informata gjysmake, akte të tilla si ky i mbrëmshmi shfrytëzohen gjithmonë nga Serbia. Dy serbët e plagosur kanë dalë në media duke pretenduar se janë zënë nga shqiptarët, janë rrahur e keqtrajtuar. Ky viktimizim na i kujton kohërat e fundviteve ‘80, kur makineria propagandistike e Milosheviqit edhe krimet më ordinere i kthente në mobilizim, urrejtje dhe dhunë etnike”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Të mërkurën mbrëma, në veri të Mitrovicës u vra një serb, ndërsa u plagosën dy persona të tjerë.
Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një tentative vjedhjeje në shtëpinë e një shqiptari të lagjës Kroi i Vitakut.