E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët, protestë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre

Elbasan – Data 20 nëntor është  dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët e 10 shkollave të qytetit të Elbasanit, të organizuar nga organizata SAVE THE CHILDREN, protestuan në qendër të qytetit për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo protestë u organizua me dt.18/11/2011, per shkak se fëmijët ditën e diel janë pushim. Kjo protestë u ndihmua dhe nga mësuesit e fëmijëve të cilët ishin bashk me to në këtë ditë. Në duar të gjithë fëmijët mbanin nga një pankart, ku  ishin shkruar qartë të gjitha kërkesat dhe të drejtat e tyre. Në këtë protestë mernin pjesë fëmijëvë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e klasave të para e deri te fëmijët e klasave të nënta. Fytyrat e tyre tregonin qartë se ato kishin nevojë që kërkesat dhe zëri i tyre të dëgjohej e të bëhej diçka për të mirën e tyre. Kjo protestë e fëmijëvë u ndoq rreptësisht nga forcat e policisë së qytetit.

        Enerta Dauti/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Virozat e stinës, më të prekur fëmijët
  2. Shtëpitë e shkrumbuara, banorët protestë për rindërtimin e tyre
  3. Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›