E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kërcënoi me bombë Nju Jorkun, pranga terroristit

Foto Ilustruese

Zyrtarët në Nju Jork bënë të ditur për agjencinë e lajmeve BBC se është arrestuar një person, i cili dyshohet për komplot dhe sulme terroriste kundër ushtarakëve të SHBA-së të kthyer nga Iraku dhe Afganistani.

Këtë person, zyrtarët e kanë identifikuar si Hoze Pimentel, 27 vjeç, shtetas amerikan, që ishte i lindur në Republikën Dominikane.

Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, e përshkroi të dyshuarin, që u arrestua të shtunën në lagjen Manhatan, si simpatizues të al-Kaedës.

Sipas hetuesve të çështjes i dyshuari kishte marrë instruksione për prodhimin e bombave nga një revistë e publikuar nga al-Kaeda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›