Të dyshuarit e 11 Shtatorit dalin para gjyqit

Organizatori i vetëshpallur i terrorit, Khalid Sheik Muhamed, do të paraqitet sot para Gjykatës Ushtarake në Guantanamo Bei, për t’u ngarkuar zyrtarisht me krimet që bartin dënimin me vdekje.
Katër persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë bashkë-konspiratorë të Muhamedit, do të akuzohen po ashtu në seancën e sotme, e cila shënon fillimin e gjykimit të përbashkët ushtarak.
Gjykimi është vonuar me vite nga ndryshimet e udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë dhe mospajtimet se si dhe ku të gjykohen të akuzuarit.
Nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA humbën jetën rreth 3 000 persona.
/Start/
2012-05-05 16:42