E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dyshuarit e 11 Shtatorit shpërfillin gjykatën

Khalid Sheik Muhamed dhe katër të tjerët janë paraqitur për herë të parë në gjykatë, pas më shumë se një dekade të sulmeve terroriste.

Mbi ta rëndojnë 2 976 aktakuza për vrasje në sulmet e vitit 2001.

Në seancën e së shtunës, Muhamedi dhe të akuzuarit e tjerë kanë hequr dëgjueset që u siguronin përkthimet në arabisht dhe kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e gjykatësit Xhejms Poll.

Gjykimi i tyre është vonuar me vite nga ndryshimet e udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë dhe mospajtimet se si dhe ku të gjykohen të akuzuarit.

Nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA humbën jetën rreth 3 000 persona.
/Start/

                                                                                             2012-05-05 22:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›