E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko pranon trajtimin në spital lokal

Mjeku Karl Maks Ajnhojpëll ka thënë se trajtimi i Timoshenkos do të nisë të martën në qytetin lindor të Kharkivit, ku edhe është e burgosur.

Timoshenko, 51-vjeç, është në grevë urie për shkak të, siç ka thënë, keqtrajtimit që i bëhet në burg.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Pshkonka, ka thënë se zyra e tij nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e saj për keqtrajtim fizik dhe ka refuzuar të nisë hetime.

Ish-kryeministrja e Ukrainës po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, nën akuzat se ka “abuzuar me detyrën zyrtare”.

Perëndimi e sheh dënimin e saj si të motivuar politikisht. Disa diplomatë evropianë kanë thënë se do të bojkotojnë ndeshjet e “Euro 2012”-ës që do të luhen në Ukrainë, për shkak të “rastit Timoshenko”.
/Start/

                                                                                             2012-05-05 16:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›