SHBA, Obama hap fushatën presidenciale

Me gëzim, Obama u tha mbështetësve se SHBA-të kanë luftuar për të dalë nga recensioni dhe u zotua se do të vazhdojë me përpjekjet për të çuar para ekonominë nëse i jepet një mandate i dytë.
Ai sulmoi rivalin e tij republikan, Mit Romni, duke thënë se ai do ta kthente “orën pas në kohë”. Por ai gjithashtu pranoi se rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit do të jetë i ngushtë.
Obama tha se e kupton që shumë në SHBA janë të pakënaqur me ritmin e ngadaltë të ndryshimit, të cilin ai e premtoi kur erdhi në pushtet. Të premten, Obama u mbrojt nga kritikat e Romnit lidhur me të dhënat zhgënjyese lidhur me numrin e të papunëve. Që prej vitit 2009, SHBA-të kanë mbi 8 % të papunë.
Duke hedhur poshtë kritikat, Obama tha se ai e kishte trashëguar nga Bushi krizën financiare. Ai e pranoi se shumë amerikanë ishin ende të dëmtuar, por kërkoi një mandate të dytë në Shtëpinë e Bardhë që të vazhdonte rimëkëmbjen ekonomike./Start/F. P/
2012-05-06 09:03