E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania AMC shkon pranë shtresave në nevojë

29/12/2008  Festat e fundvitit

AMC shpërndan dhurata për banorët e Shtëpive të Fëmijëve dhe të Moshuarve në Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër. Kompania celulare ashtu si një vit më parë ishte pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve të vetmuar gjatë festave të fundvitit, duke u krijuar atyre një mjedis sa më të ngrohtë e familjar në qendrat ku jetojnë. Turi i fundvitit i organizuar nga AMC nisi me Shtëpinë e Foshnjës së Durrësit dhe ka përfunduar me Shtëpinë e Fëmijëve dhe me fëmijët që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në ambientet e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Kompania do të ofrojë darkën e Vitit të Ri për të moshuarit e 6 qendrave në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë AMC nuk ka harruar të vegjlit e Shtëpive të Foshnjës dhe të Fëmijëve në Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë, Tiranë dhe Shkodër duke u shpërndarë dhurata fëmijëve nga zero deri në 18 vjeç që banojnë në këto shtëpi. Gjatë këtij rrugëtimi AMC shpërndau dhurata për fëmijët e 5 shtëpive të foshnjës, 3 shtëpive të fëmijës dhe 8 qendrave për të moshuarit në të gjithë vendin, sipas nevojave të gjithsecilit. Mbi 400 fëmijë dhe 400 të moshuar ju gëzuan atmosferës festive të fundvitit dhe vizitës së kompanisë celulare. Përveç dhuratave për të gjithë, kompania ka ndihmuar institucionet që kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në to. Kompania pasi kontaktoi me drejtuesit e këtyre institucioneve në të gjithë vendin, evidentoi edhe nevojat e secilës qendër dhe ka realizuar nevojat e këtyre institucioneve. Për t’u qëndruar sa më pranë fëmijëve dhe të moshuarve gjatë natës së ndërrimit të viteve, AMC do të angazhojë stafin e saj në të gjitha qytetet ku ndodhen këto institucione. Punonjësit e kompanisë do të festojnë së bashku me fëmijët dhe të moshuarit e vetmuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Vlorë, Fier, Sarandë, Korçë dhe Gjirokastër. Ky është viti i dytë që AMC ndërmerr një nismë të tillë për të vizituar të gjitha këto qendra. Kompania ka përfshirë parimet e përgjegjësisë sociale në të gjitha strategjitë e saj, duke qenë gjithmonë pranë komunitetit dhe shtresave në nevojë, kontribut që do të vijojë edhe gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›