E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carrey: Enderroj te punoj me Benigni-n

Jim Carrey, i cili do mberrije ne kinamate evropiane ne muajin janar me “Yes Man”, ka shprehur nje enderr profesionale gjate vizites se tij ne Itali.

“E njoh mire vendin tuaj dhe kam pasur kenaqesine te takohem me Roberto Benigni-n. Eshte nje aktor me talent te madh dhe do me pelqente shume qe ne nje te ardhme te punoja me te”, eshte shprehur Carrey ne nje interviste dhene per revisten “Grazia”.

“Jam bere aktor per dy arsye thelbesore; doja te isha nje njeri i vecante dhe doja te sillja dicka te vecante ne  bote. Qe kur isha i vogel, kerkoja te beja te qeshte mamane time, e cila ishte shume e semure. Doja t’i beja te kuptonte se ia vlen te besh gjithcka per te jetuar”, vijon aktori amerikan.

Ne komedine “Yes Man”, ku Carrey interpreton ne rolin e Carl Allen, i cili punon ne nje banke dhe ka ne dore t’u thote “jo” dhe “po” personave qe kerkojne kredi. Ne cdo moment ai eshte mesuar te thote “jo”, por pasi pa nje program religjoz dhe filozofik, i bazuar ne teorine per t’u thene “po” te gjitheve, jeta e tij ndryshon rrenjesisht.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›