E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku bazohen zyrtarët shqiptarë për seriozitetin e projekteve të huaja?

Më rastisi të lexoj projektin e shoqërisë italiane që do të ndërtojë vendshkarkim dhe përpunim mbeturinash në një fshat të Vlorës. Për kuriozitet e kërkova në Google, dhe pashë që një vendshkarkim i tillë është mbyllur në Lombardi, për arsye se dëmtonte ambientin.

S'e di ku informohen këta zyrtarët shqiptarë që japin leje për seriozitetin e atyre që do të bëjnë një projekt të tillë. Projekti, kur paraqitet, është normale që është i përsosur, (të gjithë projektet në letër janë të përsosur), puna është te zbatimi. Dhe për këtë të fundit, sikur të merrnin referenca, s'do të ishte keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›