Të fyerit!
Një triptik fsheh ide ngacmuese - një fytyrë gruaje e mbuluar nën copën gjithë ornamente mesdhetare, e shoqëruar me dy tablo me të njëjtën copë, por reflekton kangjellat, si mbrojtje, si kufij nga nuk duhet hyrë. Dyshimin e heq piktori i njohur, Stefan Taçi, që argumentin e tij mbi këtë triptik e kalon në linjën e ekspozitës personale, që ka hapur në galerinë “Kledio”, “Bisedë me tingujt e Mesdheut”.
Është një komunikim ngjyrash dhe eksperimental i piktorit, për të na dhënë në një farë mënyre pamjen ekzotike jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të pellgut, trevës ku jetoi, si këmbim kulturash dhe jo izolim. Prej gati një jave që ka hapur ekspozitën, nuk ka shitur asnjë punë. Çmimet janë të arsyeshme dhe piktori insiston se shitja nuk i intereson si treg, por si sugjerim estetik që kërkon të gjejë ky tek blerësi, ai që e do pikturën dhe jo tek ata që arredojnë shtëpinë me mijëra euro dhe përfundojnë duke blerë tablo tek çamët. Janë tetë ekspozita personale që ka hapur në këto vite Taçi dhe asnjë tablo nuk është ofruar të blihet nga galeria. Dëshpërimi nuk ka të bëjë aq personalisht, kur piktori shprehet se është një plejadë e tërë që ka zhvillon artet pamore në vend, dhe galeria i ka lënë krejt jashtë vëmendjes. Mund të quhet një fyerje e dyfishtë, kushtet e tregut, por dhe e përfilljes institucionale, për t’i vlerësuar sipas hierarkisë.
* * * *
Riktheheni pas një viti, po në pranverë, por me temën “Bisedë me tingujt e Mesdheut”, çfarë është ky perceptim? Çfarë ishte kjo nxitje? Pse me ngjyrat e Lindjes së largët?
Është e gjitha një metaforë - për një efekt me titullin. Por, në fakt motivet frymëzohen nga ky pellg ku ne jetojmë, kjo trevë, kulturë, nga kjo jetë – dhe të ndërtuara në shumicën më të madhe nga asosacionet që ne marrim qoftë nga mitet, historia, kultura bashkëkohore, e tëra e ndërtuar mbi një koncept bashkëkohor për t’i dhënë mesazh edhe publikut: që në këtë sens ka akoma shumë për të parë te Mesdheu. Kemi akoma çfarë të zbulojmë dhe në të njëjtën kohë nuk kemi aq shumë nevojë t’u drejtohemi kulturave ekstra mesdhetare, përderisa kemi akoma shumë për të shfrytëzuar gjërat që kemi përreth, si pjesë e kësaj kulture ku jemi. Në një farë mënyre kjo ka qenë pjesë edhe e eksperimentit tim artistik, duke u mbështetur mbi këtë traditë, mbi eksperiencat e mia personale, qoftë në kontaktin real me këtë kulturë, ashtu duke u bazuar dhe në çështjet historike të saj.
Në ekspozitën e mëparshme keni pasur në vëmendje ornamentin, ndërsa tani shohim dhe punë që “manipulojnë” me tekstilin. Pse keni përdorur këtë kontekst të diskutueshëm estetik?
Nuk ka qenë ndërtuar krejtësisht tek ornamenti ekspozita, për shembull vjet ka qenë ndërtuar mbi fabulën e njeriut. Këtë vit vetë ky asosacion, që shpjegova më lart, mbështetur në shumë pjesë të motiveve të Mesdheut, ka brenda edhe sensin e ornamentikës së tij, edhe shumë pjesë që kalojnë në një frymë më dekorative të pikturës. Ato manipulime të tekstilit janë pak, në fakt janë dy-tre, që i konsideroj pjesë të eksperimentit, por brenda kontekstit të ekspozitës.
Kam parasysh marrjen e një triptiku ku luhet me një tekstil të huazuar enkas nga ajo trevë, është një copë që e bleva në një dyqan, tekstil i ardhur nga Egjipti. Këtë e bëra për ta lidhur edhe me motivin, duke e transformuar copën që vjen prej andej, me një motiv të Lindjes së Mesme. Kjo ka qenë loja, nuk ka qenë thjesht një qëllim për të manipuluar me tekstilin. Kurse inserti i pjesës më të madhe të ekspozitës hyn gati-gati në mënyrën time të zakonshme të të punuarit që ka të bëjë me vizatimin, telajon, apo me prerje të formateve të ndryshme ku aplikohet dhe një formë gati instilacion, kolazh, teknika mikse. Por, ka edhe formate ku mund të eksperimentohet thyerja e formatit siç vihet re në dy-tre motive ku dal jashtë formatit të kuadratit me copëza që të krijojnë një motiv, pra nga marr shkas. Për shembull është tabloja që sinjifikon timonin e lundrimit, që kthehet në një motiv dekorativ që përfaqëson lundrimin në Mesdhe. Kjo është pjesë e një stilistike që them se mund ta zhvilloj edhe në të ardhmen.
Mes ornamentit mesdhetar, na paraqisni në një tablo tjetër një dritare me dantellat tradicionale të qëndisura nga një dorë shqiptare - kjo do të thotë për ju se kemi hyrë në një epokë ku kulturat shkrihen, si nevojë për shtrirje, apo është krizë kulturash?
Kjo është interesante. Po t’i referohemi, pra punës që ju veçoni tipike, tradicionale shqiptare - pra dritarja - kjo është një punë e ekspozuar në një nga ekspozitat e përvitshme të “Nëntorit”, para dy-tre vitesh. Është aplikuar më parë kjo skemë me tekstilin që më kishte fshehur nëna, copa e qëndisur të cilën e aplikova në një skemë bashkëkohore të të vendosurit, ku përfaqëson në mënyrë simbolike që mund të jetë një dritare në çdo vend, jo vetëm në Shqipëri. Prandaj e theksova se nuk është thjesht tipike e një zone të caktuar, por dëshira që të themi se jemi më të shtrirë, më të integruar me kulturat e njëri-tjetrit. Ne marrim dhe japim, bashkëjetojmë, për këtë arsye jemi pjesë e një kulture më të madhe, të Mesdheut. Nuk mund të jemi kaq lokalistë, nuk mundemi ne që të jemi në një vend kaq të vogël, të prodhojmë një vlerë të mbyllur në vetvete. Por, janë vlera që shtrihen, marrin dhe japin, ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Jemi pjesë e kësaj vlere të madhe, ky them se ka qenë thelbi i gjithë ekspozitës.
A mendoni se kjo ekspozitë mund të çojë vizitorët në pyetjen se kush je, duke iu referuar këtu ngjyrave të forta që sillni, duke iu larguar ngjyrave tona, të stinëve, të energjisë, natyrës që kanë shqiptarët duke iu referuar qoftë dhe ndonjë tradite ekzotike... ?
Nuk besoj se, këto ngjyra këtu janë ekstra ekzotike, jashtë natyrës shqiptare. Nuk e besoj këtë, pse? Një miku im sapo pa ekspozitën më tha se: “Është interesante se, gjithmonë kur zbres rrugës nga Fieri në Llogora, aty kuptoj se ç’është Mesdheu”. Ai gjeti këtu Mesdheun, në një farë mënyre ajo është pjesë e jona. Mos harrojmë se jugu i Shqipërisë ka frymën e Mesdheut, ka dritën e fortë, ngjyrën e detit, ajrin, kështu që nuk besojmë se jemi jashtë kësaj loje të koloristikës. Por, nuk është vetëm këtu thelbi, ideja është se nuk po shpik gjë, p.sh., të marr një ngjyrë të huaj, që nuk është shqiptare, as nuk marr një ngjyrë nga Shqipëria ta bëj mesdhetare. Është ajo që thamë më lart, se si e ndjej unë Mesdheun, si e perceptoj- më pas është publiku si e percepton ai - kjo le të na çojë në dialog, dhe shkëmbim mendimesh.
Në këto vite, duhet thënë se jeni një nga piktorët produktivë me hapjen e ekspozitave personale, duke hyrë kështu pak në anën e biznesit. Cila është tabloja që keni shitur dhe ju ka dhënë më shumë para? A e vuani mungesën e tregut të pikturës?
Duhet thënë se kjo është ekspozita e tetë personale, e para ka qenë në vitin ’92, pa përmendur ato kolektive. Dalim tek pyetja juaj, shitjet! Tablotë që kam shitur kanë qenë të ndryshme, nuk e përcaktoj dot. Por, kam pasur raste që në disa ekspozita personale nuk kam shitur fare, siç është hapur, është mbyllur - dhe kjo jo për fajin tim, por për arsye nga më të ndryshme. Në dy-tre ekspozitat e fundit kam pasur shitje, që mund ta quajmë ndoshta si çështje fati, apo ndoshta vjen një moment. Ndërsa çmimet kanë varjuar nga më të arsyeshmet deri pak më të lartat. Por, mund të them se hyj tek pjesa e çmimeve të arsyeshme - kjo sepse jam nga ata piktorë që mendojnë se në ambientin tonë, në një treg konfuz, të çorientuar, ku shpeshherë ndodhin edhe lodra qesharake nga individë të caktuar, që herë-herë para publikut shfaqin dhe çmime ekstra të mëdha, dhe në ndonjë rast tjetër, nëpër studio shesin me çmime qesharake. Këto lloj lojërash kam preferuar të mos i bëj, kështu që kur dal në ekspozitë, ato çmime që pak a shumë kam, janë të njëjtat edhe në mjediset e mia personale, në studio. Kështu që mundohem të jem sa më i arsyeshëm, duke llogaritur edhe tregun këtu, kushtet, por edhe mungesën e një hierarkie, mendimi kritik që t’i çojë gjërat në vendin që duhet. Po ta vini re listën e çmimeve, që kam bërë këtë vit, në krye është një lojë fjalësh ku them se: në vendosjen e çmimeve këtë vit, marr në konsideratë edhe krizën globale, ekonomike dhe respektin e publikut - të një publiku artdashës, të vërtetë, dhe jo të një publiku që, nuk dihet se si vjen, dhe për një kapriço mund të harxhojë me mijëra euro. Ndërkohë që një publik artdashës nuk gjen mundësi për të blerë një vepër arti.
Si i siguroni të ardhurat për të bërë një ekspozitë të tillë, personale, që ka shumë punë, ndërkohë që ka këtë nivel të ulët shitjesh?
Është një mundim i madh. Pak a shumë logjika është kjo; të hapësh një ekspozitë në Shqipëri është tmerrësisht e vështirë, kur, nuk ke as menaxher, as garanci shitjesh dhe asgjë. Kështu që detyrohem të mos merrem, sigurisht, vetëm me pikturë, si punë. Ka dhe momente alternative të tjera, ku kam bërë dhe filmin, jam marrë me dizajnin, me kopertina, logo, pak me filatelinë - pra duke siguruar nga burime të ndryshme një të ardhur modeste, nëpërmjet saj arrij të sakrifikoj për të vazhduar krijimtarinë pa e ndalur.
Në këto 20 vite Galeria Kombëtare, institucion përgjegjës, që kontrollon dhe menaxhon zhvillimet në artet pamore në vend, a ju ka blerë deri tani ndonjë punë?
Absolutisht, galeria nuk ka blerë asnjë punë nga unë. Mos harrojmë janë gjithë këto vite krijimtarie, kam ekspozuar tek “Nëntori”, për shumë vite me radhë. Dhe nuk flas vetëm për veten këtu, por për të gjithë kolegët – kjo ka qenë një fyerje. Janë një grup artistësh që ekspozojnë prej 10-12 vitesh dhe Galeria Kombëtare nuk ka blerë asnjë vepër arti prej tyre. Mos të flas për ekspozitat personale që nuk kujtohet njeri, madje për këtë vit nuk ka ardhur asnjë funksionar nga galeria për një vizitë, ndonëse i dërgova një ftesë. Prandaj shoh një mosvëmendje totale, nuk i di arsyet, mund të jetë personale, objektive, subjektive - por, unë them se ky është një problem shumë i madh që galeria duhet t’i dalë përpara t’i japë një zgjidhje, sepse, të mos harrojmë, vitet ikin dhe asgjë nuk futet në fond nga prodhimi i këtyre viteve. Kjo është pjesë e historisë që ikën dhe nuk dihet se si shkojnë artet pamore. Do të kujtohen më vonë, por nuk do të gjejnë punët nga piktorët, individët dhe epokat. Galeria mbeti duke ripërtypur ato që janë vlerë para ’90-ës.
Na dole në temën që ka të bëjë pikërisht me linjën e re muzeale që është hapur në Galeri, një projekt i diskutuar për shumë vite, për ta ndryshuar konceptin e saj nga një vend ku ekspozohej pa asnjë kriter, në një sallë permanente ku gjendet historia e arteve pamore në Shqipëri. Duke parë që nuk është ofruar deri tani asnjë mendim, ide apo debat nga jashtë galerisë, ne shtyhemi në pyetjen; a e keni parë këtë linjë muzeale dhe ç’mendim keni për historinë e paraqitur aty?
Të them të drejtën e kam parë këtë linjë muzeale pas ditës së tretë kur është hapur. Nuk qëndrova shumë, bëra një kalim të shpejtë, sepse pata disa arsye. Duhet parë edhe njëherë për të dhënë një mendim sa më të saktë. Dua të them një mendim pozitiv në fillim; është shumë mirë që u bë diçka. Por, këtej e tutje duhet të filluar diskutimi nga të gjithë, kolegët - kritika, apo media e specializuar etj. Aty ka shumë probleme që duhen riparë me një sy akoma më profesional, ku shumë gjëra mendoj se çalojnë qoftë nga koncepti jo i qartë, plotësisht, apo mungesa e shumë autorëve që arsyet akoma nuk i kemi të qarta, apo edhe mungesa e madhe e skulpturës dhe shumë gjinive të tjera. Duhet thënë se mungon totalisht aplikacioni, qeramika, grafika. Nga linja, mendoj se, duhet të hiqeshin disa punë, të cilat nuk ishte e nevojshme të mbusheshin aq shumë muret. Një autor mund të ketë katër pesë punë, të cilat në një farë mënyre mund të jenë të barasvlershme - kështu nuk ishte e nevojshme, kur një autor s’ka fare, dhe një tjetër ka katër pesë tablo kur nuk shton asnjë gjë të re. Gjërat mund të rishikohen, por duhet vlerësuar si hap i parë - se çfarë do të ndodhë më tutje, kjo është një temë shumë e gjatë, pasi është një temë e vështirë dhe duhet parë me seriozitet. Por, shpresoj që me kalimin e kohës të mos i lihet këtij hapi të parë dhe me kaq u mbyll. Po u la këtu, do të mbetet në mes të rrugës kjo punë.
Reagimi që kemi marrë nga galeria kur është pyetur për historinë korrekte të dhënë në këtë linjë muzeale është vërtet hap i parë, por ka dy javë dhe ka shumë indiferencë, arrogancë nga njerëzit e arteve pamore - a na çon kjo në mendimin se ky projekt mund të mbyllet këtu, në një farë mënyrë shkatërrohet ky koncept, ngaqë nuk shohim asnjë debat, asnjë ide mbi të, sepse gjithmonë janë mësuar që dikush t’ju trokasë në derë, dhe t’i pyesin pa pasur ndonjë vullnet apo vetëdije për mendime serioze?
Arrogancë nuk mund të thosha, sepse këtu më tepër artistët tregohen arrogantë në tavolina dhe kafene se sa në debate të tilla publike për të dhënë një mendim serioz.
Më tepër janë indiferentë dhe të nënshtruar, mendoj. Por, më ka bërë përshtypje që ky fakt i indiferencës së artistëve - flas këtu për një brez tjetër më të mëdhenj në moshë, që në një farë mënyrë kanë bërë histori në artet pamore shqiptare - unë do të prisja një reagim shumë më të madh, jo vetëm për këtë rast, por ky mosreagim qysh kur janë inauguruar sallat e Galerisë Kombëtare para disa viteve ku veprat u ekspozuan në një formë magazine, të mbyllura dhe asnjë nuk reagoi. Mesa duket kjo forma e mosreagimit qenka ose si formë indiference, ose mungesë serioziteti, ose mosguxim - nuk di si ta shpjegoj - por është e vërtetë që ndihet një frymë indiferencë mosreagimi dinjitoz. Kjo, sigurisht, nuk është se sjellë të mira, por vetëm shtyn pjesën e keqe të asaj që folëm dhe nuk e ndihmon punën. Por mos harrojmë se në këtë mes, ai, raporti i ngrohtë galeri-artist, më duket se ka thyer shumë hallka, që ndoshta artistët janë ftohur. Ka shumë për të folur mbi këtë temë.
T’i kthehemi ekspozitës. Cila do të ishte tabloja që ti do ta blije nga ekspozita juaj?
Po të kisha mundësi, nuk i shisja fare. Por, në një farë mënyrë mos të bëhemi kaq të ngurtë, sepse në fund të fundit artisti prodhon një mall estetik, jo në kuptimin banal të fjalës. Është e bukur kur një vepër shkon tek një publik që e vlerëson, që të mos e marrë dikush që e blen sa për të thënë. Ndjehesh mirë pra kur e di se puna jote është varur diku, në një vend që dikush e vlerëson, qoftë në një ambient privat apo institucion.
A keni në këtë arsye, ndonjë sugjerim estetik, për një blerës se në çfarë ambienti qëndrojnë këto tablotë tuaja?
Kjo ekspozitë mund të them që qëndron shumë afër arredimeve moderne, të shtëpive apo mjediseve bashkëkohore. Kjo shkon shumë pranë kësaj. Nganjëherë çuditem kur njerëzit bëjnë shtëpitë sot, vilat e reja, arredojnë me miliona lekë dhe kur vjen puna për të varur ndonjë tablo me vlerë në mur i drejtohen tregut çam.
““Freedom” e vitit 1993 hyn tek ato që s’do të doja t’i shisja edhe për efekt historik dhe emocional, por tregon njëkohësisht edhe stilistikën që pak a shumë shikoni te kjo ekspozitë dhe tregon se nuk është aq gjë e re për mua kjo frymë. Por për asnjë moment s’ka qenë larg meje, ishte aty, herë shfaqej e herë jo”.
“Motiv detar i vitit 2009, simbolizon në një farë mënyre lundrimin në Mesdhe si pjesë e kësaj kulture të përbashkët që krijoi fetë e mëdha, perandoritë e mëdha, e në fund të fundit krijoi fillesat e qytetërimit që kemi sot. Aty lindi muzika, teatri, artet e bukura e poezia, filozofia e shkenca etj.”