Të gjitha gjimnazet e Tiranës do të punojnë me librin e ri
Shkollat e mesme në të gjithë vendin kanë tërhequr të gjitha librin e ri të dalë në libraritë ku tregtohen librat shkollorë. Menjëherë pas daljes së teksteve, mësuesit e gjimnazeve, të lëndës së historisë, të ndarë në departamente bien dakord se cilët nga tekstet do t‘u sugjerojnë nxënësve. Në këtë pikë të gjitha departamentet e histori-gjeografisë në shkollat e Tiranës kanë qenë të një mendjeje. Teksti më i mirë është ai i autorit Beqir Meta. Prandaj për këtë vit, teksti i historisë me të cilët do të punojnë gjimnazistët në pjesën më të madhe të shkollave të mesme është ai i shtëpisë botuese "Uegen".