Arsimi: Teksti është OK! Ka kaluar në disa sita
Teksti i Historisë 12 është krejtësisht i rregullt. Ai ka kaluar në disa filtra, nga vlerësuesit tek ata që bëjnë oponencë, ka kaluar komisione e madje edhe teste si të pjesës teknike ashtu edhe profesionale. Vetë mësuesit e shkollave e kanë përkrahur këtë botim dhe nuk kanë paraqitur ankesa apo vërejtje. Këtë sqarim e ka dhënë dje zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës Halit Shamata. Sipas tij, teksti i historisë është i saktë, objektiv dhe përmbush të gjitha kriteret për të qenë korrekt, por ai po diskutohet për shkaqe politike, të cilat nuk i vlejnë askujt, sepse ky libër nuk ka në plan të tërhiqet aq më shumë të pësojë ndryshime. "Jemi këtu për të sqaruar procedurën e miratimit të teksteve shkollore, mes të cilave njërin prej teksteve alternative: ‘Historia e Popullit Shqiptar 12‘, që po përdoret si kalë i lodhur beteje politike me mbulesë ‘shkencore‘", tha dje zëvendësministri Shamata. Sipas tij, reforma e liberalizimit të teksteve shkollore ndaj tregut të botimit dhe të shpërndarjes ka sjellë impaktin e pritshëm të cilësisë së tekstologjisë shkollore, ka bërë të mundur që mësuesit e shkollave të bëhen pjesë e vendimmarrjes arsimore.
Ndërhyrjet
"Ministria e Arsimit deklaron se nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore që kalon në disa faza", theksoi Shamata.
Sipas tij, komisionet e ngritura për oponencë dhe vlerësimin e teksteve, janë përzgjedhur mes mësuesve e pedagogëve më të mirë të vendit, duke marrë mendimin e drejtorive arsimore rajonale, zyrave të arsimit dhe rektorateve të universiteteve.
"Ato kanë qenë tërësisht të paanshëm dhe jashtë çdo ndërhyrjeje. Fjala është për më shumë se 200 mësues e pedagogë përzgjedhës e më shumë se kaq tekste mësimore. Ritheksojmë se në çdo rast, ajo që ka munguar ka qenë vetëm ndikimi zyrtar ndaj pikëpamjeve të studiuesve, të cilët kanë qenë të lirë të thonë mendimin e tyre të pavarur, të bazuar në fakte e kritere shkencore", deklaroi zëvendësministri. Sipas tij, duke u ndalur te procedurat për miratimin e teksteve shkollore, për çdo grup alternativash të teksteve të paraqitura për konkurrim, janë ngritur komisione me pesë vlerësues.
Sqarimi
Ministria e Arsimit ka deklaruar se për të gjithë elementet e vlerësimit të një teksti grupet e vlerësimit janë pajisur me materialet udhëzuese përkatëse. Gjithashtu janë kryer trajnime dhe janë dhënë udhëzime nga anëtarët e Komisionit të Miratimit të Teksteve. Tekstet dorëzohen pranë sekretarisë së Komisionit të Miratimit të Teksteve të Sekretuara, pa emrin e autorit (autorëve) dhe të Shtëpisë Botuese. "Vlerësuesit kanë punuar në mjedise të izoluara dhe larg ndërhyrjeve nga përfaqësuesit e shtëpive botuese apo autorët e teksteve. Ata kanë qenë tërësisht të pavarur në gjykimet e tyre", ka nënvizuar Shamata.
Në fazën e dytë, teksti vlerësohet nga Komisioni i Miratimit të Teksteve për çmimin sipas një formule të caktuar dhe në fazën e tretë për dokumentacionin ligjor të paraqitur nga shtëpia botuese.