E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet AntiTrafikimi

Nale doren ishte dokumentari i pare i cili nisi rrugen e punes qe perfshin projekti nje vjecar te UNDP-se dhe ne realizim te Prishtina Filmit. Ky dokumentar por edhe i gjithe projekti synon qe nepermjet pamjeve filmike te sensibilizohet opinionin dhe te bart nje informacion me te gjere te shoqeria e Kosoves per te evidentuar pasojat dhe problemet qe sjell Dhuna ne familje tema kryesore e dokumentarit Nale doren e pastaj per te vazhduar edhe me shfaqjen e dy dokumentareve tjere si dhe nje filmi te gjate te cilet gjithashtu flasin mbi probleme te cilat preokupojne nje pjese te shoqerise e edhe gjithe shoqerine e vendit.
Ne Kino ABC ne paraditen e se premtes u shfaq dokumentari i dyte AntiTrafilimi ne regjine e Ilir Kabashit.

Ky eshte dokumentari i dyte i cili po ashtu flet mbi nje teme e cila jo pak e prek shoqerine tone. Sipas regjisorit Ilir Kabashi jo e lehte eshte te merresh me kete teme aq me shume duke e marre per baze kompleksivitetin e kesaj teme dhe problemet qe kane viktimat te shprehen. Mire qe eshte bere ky film fenomeni ekziston e ne nuk bene te heshtim para tij ndersa e bukura eshte qe shigjeta e arritjes se numrit te viktimave eshte duke shkuar ne renje kjo eshte rezultat i punes se institucioneve te Kosoves konkretisht i policise se Kosoves u shpreh Kabashi.

Kabashi shpreson qe ky film do te sherbej per tu senizibilizuar me viktimat dhe per te parandaluar sadopak kete fenomen. Nese vetem nje rast parandalohet nje femer qe eshte afer te bije ne rrjetin e trafikanteve e sheh kete film dhe shpeton apo nje trafikant del nga ajo rruge atehere konsideroj qe filmi ka qene i suksesshem u shpreh Kabashi.

Kabashi pohon se pervec ketyre dy dokumentareve ka mbaruar dhe i treti i cili teme baze ka Ligjin ndonese eshte duke u punuar edhe per filmin e gjate i cili i perfshin tri tema.

Dhuna ne familje trafikimi dhe ligji eshte projekt nje vjecar ndonese ndonese projekti eshte ne fazen finale.

Ekipi i cila ka punuar ne film Producent Blerim Gjoci Regjia Ilir Kabashi Skenari Dituri Neziraj Ilir Kabashi Drejtor Fotografie Astrit Rizvanolli Montazhi dhe Postrpoduksioni Adhurim Kida Muzika Korab Shaqiri.

Ky projekt perfshin rrjedhen e projekteve per parandalimin e akteve kunder ligjshme nga UNDP-ja ndersa prodhon Prishtina Film.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›