Menaxheret e huaj, ne ndjekje te talenteve shqiptare
Jane disa lojtare shqiptare, qe deshirojne, jo vetem qe te jene me tej, pjese e kombetares, por pse jo, qe te luajne mire dhe te bien ne sy te drejtuesve te klubit te madh italian, Milanit. Ndeshja e sotme miqesore me 7 here fituesit e "Champions", Milanin, qe vjen pas Juventusit, edhe per sukseset ne kampionatin italian, shihet si nje rast i shkelqyer per disa nga lojtaret e rinj dhe te talentuar te kampionatit tone. Por ne stadium do te kete edhe menaxhere, qe jane lidhur me klubet angleze, dhe me konkretisht me Portsmuthin dhe do te ndjekin serish talentin e Flamurtarit, Franc Veliun, per te cilin eshte shfaqur edhe interesi i mjaftueshme nga ana e Portsmuthit, ne Premier Lige. Shtubina eshte nje tjeter futbollist qe ka shfaqur interes ne klubet e huaja. Konkretisht per te jane interesuar drejtuesit e klubit te Turqise, se Keriesporit. Por ne fushe do te jete edhe lojtari i Maincit, Jahmir Hyka qe nuk ka luajtur me ekipin e tij, ne Bundeslige. Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka ka lidhur nje kontrate me klubin gjerman, por per shkak te aktivizimit te pakte, pritet qe te largohet ne perfundim te ketij sezoni. Miqesorja me Milanin do te jete nje rast i mire, per Hyken, per te treguar veten, se vlen me shume, pse jo qe te arrije ne fund, nje marreveshje me klube edhe me te njohura, ne Evrope.