“Të gjithë kanë perspektivë evropiane”
27/03/2010 Presidenti i BE-së, Herman van Rompi, në maj nis turin në vendet e Ballkanit Perëndimor
Do të vizitohen 7 apo 8 vende të rajonit, mes të cilave besohet të jetë edhe Shqipëria
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompi, do të vizitojë gjatë muajit maj vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme në kryeqendrën politike të BE-së, Bruksel, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij turi do të ketë 7 ose 8 ndalesa. Megjithëse nuk është bërë e ditur ende axhenda konkrete, besohet se një ndër këto vende do të jetë edhe Shqipëria. Ky tur i Van Rompit vjen pas vizitave që komisioneri për Zgjerimin në BE Stefan Fule zhvilloi pak ditë më parë në vendet e rajonit. Angazhimet e numrit një të komunitetit europian vlerësohen të një rëndësie të veçantë në funksion të marrëdhënieve politike dhe strategjike mes Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. “Do të vizitoj shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që të dërgoj mesazhin se herët apo vonë të gjithë kanë perspektivë evropiane”, - ka deklaruar Van Rompi. Ky tur në vendet e Ballkanit Perëndimor vjen në një moment të rëndësishëm veçanërisht për vendin tonë. Tashmë pritet që komuniteti europian të japë mendimin e tij për procesin e liberalizimit të vizave me vendeve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë. Zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian janë shprehur se tashmë Shqipëria ka plotësuar kriteret teknike. Po ashtu është theksuar se vendimmarrja për heqjen e vizave është thjesht dhe vetëm teknike. Një tjetër moment kryesor është edhe procesi i integrimit të vendit në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë decizive, duke përfunduar dhënien e përgjigjeve për të gjitha çështjet e ngritura në pyetësor. Pikërisht proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të përbëjnë temat kryesore të bisedave që presidenti Herman van Rompi do të ketë me krerët e shteteve të vendeve që do të vizitojë në muajin maj, e me shumë siguri edhe Shqipërinë. Gjatë konferencës së djeshme ai ka theksuar se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky përbën mesazhin kryesor në radhë të parë për qytetarët e vendeve të rajonit e më pas për politikën e tyre. Por ngërçi politik disamujor i krijuar në Shqipëri për shkak të pozicionimit të opozitës kundrejt Parlamentit për çështjen e hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ka lënë shenjë në procesin e integrimit europian. Nuk kanë qenë të pakta deklaratat e zyrtarëve të lartë të Brukselit, të cilët kanë evidentuar faktin se përplasjet mes shumicës dhe pakicës politike mund të kenë ndikim në këtë proces. Aktorë dhe faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për kapërcimin e këtij ngërçi politik.
Pyetësori
Pyetësori i Komisionit Europian, që iu dorëzua qeverisë shqiptare në muajin dhjetor, ka përfunduar dhe pritet vetëm miratimi formal në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, që do mbahet javën e ardhshme. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dy ditë më parë, pas miratimit të pesë kapitujve të mbetur, se procesi i plotësimit të pyetësorit së bashku me përkthimin konsiderohet nga qeveria krejtësisht i mbyllur. Miratimi në këtë periudhë ishte ajo çka qeveria kishte premtuar kur mori në dorëzim këtë dokument.