Zbulohet “mbretëria” shqiptare e 180 prostitutave
27/03/2010 Operacioni i karabinierëve shkatërron rrjetin shqiptaro-italian të prostitucionit
Vajzat niseshin nga Shqipëria, Moldavia, etj e përfundonin në Asti në Italisë
KUNEO- Shtatë muaj hetime u kushtoi operacioni karabinierëve italianë për të shkatërruar bandën shqiptaro-italiane që trafikonte e përdorte prostituta. Nuk janë pak, por 180 vajza që kaluan nga darët e këtij grupi kriminal që e shtrinte aktivitetin e tij në Alba Bra, Asti e Kuneo, teksa kjo perandori ishte e organizuar deri në detajet më të vogla. Prostitutat niseshin nga Shqipëria, Rumania, Moldavia, Maqedonia, etj e përfundonin në rrugën 123, në Asti-Kuneo, ku prej andej zhvillonin aktivitetin e tyre. Veçantia e kësaj bande qëndron në faktin se këta tutorë kryesisht nuk ishin agresivë, pra kishin pak a shumë rolin e bashkëortakëve, pasi kërkonin vetëm 3 mijë euro në muaj nga një prostitutë dhe në këmbim u gjenin vendet e përshtatshme për punë, u siguronin territor duke larguar prostitutat e tjera dhe kontribuonin në gjetjen e klientëve. Në raste të tjera të mosbindjes apo prishjes së ortakërive, ata përdornin edhe forcën.
Organizimi i rrjetit
Në mes tyre ndodheshin edhe dy bodigardë të një kompanie private, të cilët kishin për detyrë t’i shoqëronin vajzat për në vendin e tyre të punës. Rojet shoqëroheshin edhe nga një prostitutë rumune, e cila ishte studente si dhe nga një kamionist. Këta të katërt kishin rolin e përcjellësve për në punë, kurse më pas përgjegjësia kalonte në duart e shqiptarëve, të cilët merreshin me të gjithë aktivitetin, që nga gjetja e klientëve, sigurimi i territorit e ambienteve, etj. Në përfundim të çdo muaji, secila nga prostitutat ishte e detyruar të derdhte 3000 euro për të vazhduar e qetë aktivitetin, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se të paktën 40 mijë euro ishte shuma totale mujore që përfitonin shqiptarët.
Anëtarët e bandës dhe funksionet
Nazmi Baholli, 34 vjeç (shqiptar)
Bledar Baholli, 27 vjeç (shqiptar)
Endrit Caka, 27 vjeç (shqiptar)
Venko Stefanov, 37 vjeç (maqedonas)
Gabriela LuKaci, 24 vjeçe (studentja, prostitutë rumune)
Xhanfranko Arduino, 47 vjeç (kamionisti italian)
Klaudio Onjibene, 44 vjeç (bodigardi italian)
Luixhi Xhentile, 50 vjeç (bodigardi italian)
Precedenti, më 2 mars të këtij viti
“Tabula Rasa” kapi prostitutat që fitonin nga 1200 euro në natë
Më 2 mars të këtij viti u zbulua një tjetër rrjet me prostitute që shfrytëzoheshin në Aurelia, Ceriale dhe Albenga. Secila prej tyre nxirrte 1200 euro në natë, por banda ishte e specializuar edhe në trafikun e kokainës. Skllavet e seksit ishin të moshës nga 25 deri në 30 vjeçe dhe mbërrinin me tren nga Xhenova. Egërsia e këtij rrjeti ishte e papërshkruar dhe në sajë të dhunës 8 vajzat arrinin të nxirrnin nga 1200 euro në natë në valën e punës dhe 400 euro në një ditë normale, pa shumë klientë. Operacioni “Tabula Rasa” filloi që në vitin 2008, me vrasjen e një prostitute rumune, Altina Nutica dhe prej asaj kohe “mbreti” i ri Indrit Deda mori në dorë frenat e kësaj perandorie tepër fitimprurëse, i ndihmuar nga e fejuara e tij Gheorghe Fiorentina, me të cilën bashkëjetonte. Madja e fejuara mbante në kontroll situatën, duke u kujdesur për vajzat që keqtrajtoheshin nëse nuk bindeshin. Ky aktivitet vazhdoi për më tepër se një vit, deri kur grupi i ekspertëve mundi të fotografonte e filmonte të akuzuarit dhe mori dëshmitë e disa prostitutave që shfrytëzoheshin. Gjatë kontrollit u bllokuan 2 pistoleta dhe 500 gramë kokainë.