E Diel, 1 Nëntor 2026

Te gjithe kunder Kapllanit tek Karlsruhe

Sulmuesi i Enerxhi Kotbus, Edmond Kapllani eshte vene perballe krizes, ose konsiderohet simboli i saj, tek ekipi i Karlsruhes. Ne adrese te lojtarit shqiptar qe humbi edhe formacionin ne kombetare pak kohe me pare, nuk kane munguar edhe kontestimet e tifozeve. Trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker vezhgoi ndeshjet e fundit te ekipit te tij ne DVD, per te nxjerre gabimet e kaluara, por nuk arriti dot te shmange humbjen e radhes. Karlsruhe eshte mundur 0-1, nga Armina e Bielfeldit, duke i humbur shpresat per te mbijetuar mes me te mirave. Por mungeses se rezultateve, trajneri i ka shtuar edhe formen e dobet te lojtareve, apo ka mbetur i zhgenjyer prej tyre, mes te cileve shembull merret sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani. "Per shembull, me pare Kapllani ishte per ne nje lojtar i rendesishem", - shprehet Beker. Edmond Kapllani, sulmuesi i Karlsruhes, ose ndryshe Edi, sic thirret nga shoket, eshte shnderruar ne nje kukull per klubin e tij, ose me mire ka kohe qe ka shpallur greve para portes kundershtare. Sulmuesi shqiptar e ka goditur vetem 18 here porten, ne 23 ndeshje dhe kjo ka bere qe ai te shnderrohet ne nje lende tallese, per tifozet. Kohet e fundit, tifozet jane ngritur dhe kane protestuar me ze te larte kunder ekipit dhe sulmuesit qe nuk ka gjetur ende rrugen e rrjetes.

Kapllani, 26 vjec nuk ka dhene asgje nga ky sezon. "Une jam i afte", - thote ai dhe eshte e vetekuptueshme ndjesia me te cilen flet dhe jep fakte per kete. Ai eshte optimist se ne fund, do te kete perseri nje impuls, apo dicka interesante per te. Kapllani justifikohet, se ekipi nuk po paraqitet mire dhe kete e tregojne golat qe ka shenuar ne total. Jane shenuar dymbedhjete gola nga ana e Karlsruhes, ne kete sezon. Sulmuesi Sebatastian Freis ka shenuar shtate gola. Kapllani eshte aktualisht "0", ne statistika dhe kerkon t'i ndryshoje ato per me mire. Per t'i dhene nder vetes, Kapllani thote se vetem 441 minuta ka qendruar ne fushe dhe krahasimet mund te behen me te tjeret qe kane qene dhe jane aktivizuar me shpesh. Shqiptari ne 11 ndeshje, eshte aktivizuar ne stolin e rezervave. Ndonjehere eshte veshtire te gjesh veten ne nje skuader, ku edhe nje vit me pare ai eshte aktivizuar ne 28 ndeshje vetem ne dy jave, si titullar. Fakti qe ai ende kryesisht konsiderohet nje simbol i krizes se Karlsruhes, e vendosur qe pas ardhjes se tij te klubi gjerman. Ne sezonin e tij te pare, ne fakt gjerat ishin ndryshe. Me plot 17 gola, Kapllani u shnderrua ne sezonin 2006/07, ne shenuesin me te mire te karrieres se tij. Pastaj ka pasur oferta nga Bundesliga, por edhe jashte Gjermanise. Pas ketij momenti, ne vere te vitit 2007 ai nenshkroi nje kontrate tre-vjecare. Nese i referohemi kohes, ne zyrat e nje hoteli luksoz, Kapllani pas disa negociatave te veshtira me menaxherin e Karlsruhes arriti te nenshkruaje kontraten ne fjale. Rreth 20 muaj me vone, Karlsruhe eshte duke u kritikuar nga tifozet, per ndeshje te dobeta. Kapllani ndonese me naivitetin e nje shqiptari beson se do te ngrihet dhe do te perfaqesohet madje nje dite edhe ne Ligen e Kampioneve. "Te gjithe nuk jane ata qe kane qene, pasi qe kur kam ardhur mbetem i dyti shenues ne ekip," thote ai me nje krenari sfiduese. Liga e Kampioneve pershkruhet, si objektiv. Disa endrrat ai i mban ende, edhe pse ne Bundeslige me shume e kaloj kohen ne palester dhe nuk mund te gjeje hapesire ne radhet e ekipit. "Une jetoj me shprese", - perfundon Edmond Kapllani.

Sulmuesi pret ftese nga trajneri Han

Ndeshja ndaj Hungarise do te vertetoje, nese trajneri Ari Han ka hequr apo jo dore nga sulmuesi i Karlsruhes. Kapllani nuk eshte ftuar ne sfiden e kaluar me Malten, ndersa lojtari eshte ne pritje, nese do te jete per dy sfidat e mbetura eliminatore, me Hungarine dhe Danimarken. Trajneri Ari Han, do te rikthehet javes tjeter ne Shqiperi, ku do te shpalle listen anti -Hungari ndeshja e 28 marsit, qe do te zhvillohet ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›