E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela i semure tek Kotbus, "hall" ndaj Hamburgut

Ervin Skela eshte semure dhe nuk do te jete ne perberje te Enerxhi Kotbusit, ne kampionatin gjerman, ndaj Hamburgut. Lojtari mendohet se mund te mungoje vetem ne kete ndeshje, per t'iu rikthyer fushes ne sfidat e tjera. Sipas shtypit gjerman, Skela eshte infektuar me grip, ne prag te perballjes se stome, duke e bere me dhimbje koke edhe trajnerin e ekipit te tij, per shkak te nje infeksioni, qe i ka sjelle edhe te dridhura lojtarin, duke e lene perfundimisht jashte formacionit. Enerxhi Kotbus do te luaje pa lojtarin kryesor ne formacion, ndaj Hamburgut. Ne vend te Skeles do te aktivizohet Stiven Rivic. Ervin Skela nuk eshte grumbulluar madje as me ekipin e tij, ne prag te ketij takimi. Enerxhi Kotbus duhet te luaje te dielen ndaj Hamburgut, nje ndeshje e cila mund te prishe shume pune, ne rast se nuk arrihet nje rezultat pozitiv. Kotbus rrezikon renien dhe per kete arsye mungesa e Skeles, ne kete jave delikate eshte cilesuar si problematike per stafin drejtues. Para nisjes drejt Hamburgut, Stefen Heijdrish, menaxheri i ekipit kerkoi qe t'i jape sa me shume zemer zevendesuesit te Skeles, ne rolin e organizatorit. "Tani do ta kemi me te veshtire, por lojtaret kane per te treguar, se ekipi mund te ece perpara."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›