E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrembimi i nje vajze nga fqinjet, nen heshtjen e policise

Juliana Hoxha

Nje familje shqiptare e goditur nga fenomeni i rrembimit te femijeve ka qene nje nder rastet me tipike te trajtuara naten e se premtes mbrema ne "Njerez te humbur".

Ia marrin padrejtesisht te bijen dhe troket ne "Njerez te Humbur" per te gjetur vendndodhjen e saj. Keshtu nisi rrefimin nje nene e re nga Tirana ne kerkim te vajzes se saj, Juliana Hoxha.

Rasti i Juliana Hoxhes e datelindjes 25 shtator 1985 do te ngrinte siparin e nje nate te gjate per te cilen ngrihen shume pikepyetje se ku ndodhet vogelushja e vogel tashme e bere grua. Nje histori trishtuese nje nene e cila eshte rropatur gjate gjithe jetes se saj per te rene ne gjurmet e se bijes.

Ka qene mengjesi, i se enjtes i dates 12 mars 1992 ora 10 e mengjesit kur vogelushja Juliana Hoxha ne ate kohe 6 vjece e gjysme ka dale nga shtepia e saj per te blere dy tullumbace nje per vete dhe nje per te vellane e saj, Florianin. Shtepia e familjes Hoxha ndodhet ne afersi te spitalit Pediatrik, pikerisht ne ate vend jo shume larg baneses vajza e vogel ka marre leket ne dore dhe eshte drejtuar per te kioska e vogel qe ndodhej ne lagje. Pasi ka blere tullumbacet ajo eshte nisur per ne drejtim te shtepise. Nga nje deshmitare, mesohet se vajzes se vogel i ishte afruar nje makine tip "Mercedes Benz" , dera e makines ishte hapur dhe ishte pare te zbriste nje femer bionde qe ka zgjatur duart duke e marre Julianen brenda. Automjeti eshte larguar ne drejtim te paditur dhe qe atehere nuk dihet me asgje per fatin e Juliana Hoxhes. Skenen e rrembimit e ka deshmuar nje zonje e cila pohoi ate cfare kishte ndodhur tre dite me mbrapa ne familjen e Julianes. Po te njejten deshmi kjo zonje e ka pohuar edhe kur eshte thirrur ne polici. Dihet se pasi ka ndodhur ngjarja dhe ka dhene deshmine e saj ne polici, kjo zonje eshte larguar nga Shqiperia per 5 vjet ne drejtim te Zvicres dhe me pas eshte rikthyer ne Shqiperi por qe tashme ka ndryshuar vendndodhjen e shtepise.

Ajo cfare dihet deri me tani dhe qe ka dale si piste e re eshte se vajza eshte marre nga komshinj te lagjes. Absurditeti me i madh eshte se policia ka disponuar ne ate kohe emrat dhe vendndodhjen e mundshme te vajzes por pa e zbuluar deri ne fund skandalin e rrembimit te saj. Kjo te ben te mendosh se rrembyesit kane bashkepunuar ngushte me struktura te korruptuara te policise se asaj kohe. Rasti i Julianes eshte trajtuar dhe here te tjere ne emisionin "Njerez te humbur" ku deshmi te shumta kane ngjallur shpresat se ajo mund te jete ende gjalle, e njekohesisht, kane zgjuar dhe kureshtjen per zbardhjen e kesaj te vertete te mbetur mister kaq larg ne vite.

Merita Bregu

Zbulimi, ku fshihet e zhdukura, nga murgeshat italiane

Plot 13 vjet mister, ankth, frike, pasiguri dhe shprese. Merita Bregu e datelindjes 6 qershor 1980 do te humbiste kontaktet ne shtator 1996 ne menyre misterioze. Ne shtator te vitit 1996 Merita Bregu rrembehet nga nje person nga Korca. Personi e mori gjoja me qellim per te krijuar familje me te dhe Merita iku pa dijenine e familjes. Kur familja e merr vesh, shkon ne polici dhe denoncon ikjen e vajzes. Policia ne pasditen e asaj date e gjen vajzen e cila ndodhej ne shtepine e djalit me te cilin ishte larguar. Megjithe perpjekjet e babait per te kthyer Meriten ne shtepi policia nuk beri asgje. Me 24 janar 1997 nje person e pyet Kujtimin (babain e Merites) se "a eshte kthyer vajza ne shtepi pasi ka ikur dhe motra e atij qe e ka marre Meriten". I ati drejtohet perseri policise dhe u kerkon atyre qe te kerkojne vajzen. Por rremujat e vitit 1997 bene qe kerkimet per Meriten te nderpriteshin dhe ceshtja te mbyllej. Ne vitin 2003 policia rihap dosjen dhe e shpall Merita Bregun "person te zhdukur". Nente vjet pasi ajo ishte zhdukur dhe nuk kishte asnje kontakt me familjen ne zyrat e gjendjes civile Bilisht paraqiten disa murgesha te urdhrit Franceskan dhe kerkojne te nxjerrin disa dokumente per Meriten. Moter Maria Grazia Geraci sipas nje prokure te posacme te leshuar nga Ambasada e Shqiperise Rome dhe te firmosur nga vete Merita Bregu kerkonte qe te nxirrte nje pasaporte per kete te fundit. Kjo procedure eshte ndjekur dy here radhazi dhe ne asnjeren prej tyre nuk eshte vene ne dijeni familja e Merites ne Korce. Por ne te vertete deri ne ate kohe askush nuk dinte te thoshte se ku ndodhet shtetasja Merita Breg.

Pas shume investigimesh nga ana e stafit "Njerez te Humbur" u arrit te mesohej vendndodhja e Merita Bregut ne qytetin Chieti te Italise. Atje ajo ishte e strehuar ne nje qender te murgeshave katolike e quajtur "Figli del amore di Gesu e Maria". Ka mbetur ende mister arsyeja e moskontaktimit te saj me familje. Shmangia dhe heshtja e vazhdueshme nga ana e institucioneve te perfshira ne kete skandal kane bere qe "Njerez te Humbur" te vazhdojne kerkimet.

Erand Kumaraku

Tre qytetet e mundshme per vendin ku gjendet

Historia e Lezhiana Kumarakut permblidhet ne togfjaleshin "mohim i te qenit nene". Megjithate pas lindjes se te birit, Erandit mes mashtrimesh e largojne prej tij. Nje histori me shume pikepyetje. Lizhana tregon nje histori qe ne thelb ka shume elemente qe mungojne ose qe bien ndesh me te dhenat apo me dokumentacionet e mevonshme. E lind femijen ne maternitetin e Vlores ne daten 9 tetor 1985, por ditet e para te lindjes Erandi i vogel kishte shfaqur anomali per bronko pneumoni por ishte deklaruar nga mjeket se ishte sheruar plotesisht. Ne daten 31 dhjetor te vitit 1985 paradite ajo largohet ne shtepine e saj dhe e le femijen ne befotrofin e Vlores ne gjendje te mire shendetesore. Lizhana ben te ditur se ne daten 2 janar i mberrin ne shtepi nje telegram qe thoshte se ne daten 1 janar 1986 djali i saj kishte vdekur. Dhe askush nga punonjesit apo dhe vete mjeket nuk i dhane nje pergjigje Lizhanes per shkaqet apo rrethanat e djalit. Deri ne vitin 2004, Lizhana i ishte nenshtruar ketij fakti, deri ne momentin qe ajo vendos me ane te eksperteve mjeko-ligjor te hape varrin. Aty nuk gjendet asgje pavaresisht dimensioneve qe u hap gropa nen dhe nuk u gjet asgje. Hipoteza te shumta ngrihen dhe ajo cka te shkon ne mendje eshte nje skenar i pergatitur nga persona te caktuar te cilet mbase mund ta kene cuar per biresim ne menyre te jashteligjshme. Ose ndoshta dikush e mban fshehur ose e ka perdorur per interesa personale. Gjithsesi verifikimet vazhdojne duke shpresuar ne gjetjen sa me pare te tij. Fakte jashte imagjinates dhe njerezores u zbardhen ne kete ritrajtim te rastit per kete sezon.

Por kete jave eshte arritur te merren disa pergjigje te disa hipotezave dhe pikerisht atyre pikepyetjeve qe jane ngritur javen e kaluar. Keshtu jane kryer verifikimet e para pikerisht ne vendin ku ka ndodhur ngjarja, ne Vlore. Jane verifikuar dokumentacionet zyrtare dhe serish vihen re paqartesi ne regjistrime duke permendur keshtu faktin se ai nuk eshte regjistruar fare ne gjendjen civile. Pistat e ngritura per te jane Vlora, Bajram Curri, Gjirokaster, Kukes si dhe Shkoder. Duke verifikuar pistat e Kukesi, Gjirokastres jane verifikuar dhe nuk mendohet se djali Erand Kumaraku eshte biresuar ne ndonje nga familjet e ketyre dy qyteteve. Nderkohe per te cilat eshte ende duke punuar duke pare dhe disa ngjashmeri te cilat korrespondojne me Erandin jane Vlora, Shkodra dhe Bajram Curri. Por "Njerez te Humbur" eshte duke punuar deri ne zbardhjen e plote te kesaj historie.

"Njerez te humbur" gjen te moshuaren brenda 2 oresh

"Njerez te humbur" gjen ne kohe rekord 74 vjecaren Bahrie Shehaj nga Tirana e cila ishte larguar nga shtepia paraditen e se premtes. Familjaret kane pritur oren 21.00 kohe ne te cilen fillonte transmetimi i emisionit per tu paraqitur ne redaksi e per te kerkuar ndihme per gjetjen e te moshuares. Kane mjaftuar vetem pak minuta sa teleshikuesit e shumte nga Tirana kane pare foton dhe me pas kane marre ne telefon per te dhene vendndodhjen e gruas. Gjate gjithe dites ajo kishte pershkruar nje itinerar nga zona e "21 Dhjetorit" te Parlamenti e me pas tek Universiteti Politeknik. Telefonatat e qytetareve bene qe te jepej nje vendndodhje pak a shume e sakte e zonjes. Pjesetare te stafit te "Njerez te humbur" se bashku me familjaret dolen ne rruget e kryeqytetit dhe e gjeten gruan e moshuar duke u endur e vetmuar ne afersi te Universitetit. Bahria eshte shoqeruar me makinen e emisionit deri ne shtepine e saj. Nje perfundim i kenaqshem duke marre parasysh edhe moshen e thyer te saj dhe rrezikun qe mund te pesonte gjate nates.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›