E Diel, 1 Nëntor 2026

Formulari A2, edhe sivjet 10 preferenca per kandidatet

Formulari A2 pritet te jete si nje vit me pare. Lajmin e ka bere te ditur Agjencia Qendrore e Vleresimit dhe Arritjeve Ne te do te vazhdojne te listohen 10 preferencat e kandidateve, qe ata duhet t'i zgjedhin sipas nje rendi zbrites. Pra preferenca e pare dhe qe do te mbaje numrin 1 do te jete preferenca kryesore e kandidatit dhe keshtu me radhe, preferenca me numer 10-te do te jete ajo e fundit per kandidatin. Sipas burimeve nga AVA, kete vit ne formularin A2 do te shtohen ne listen e profileve te gjimnazeve edhe dy te tjera, duke e cuar numrin e profileve te gjimnazeve ne 50, nga 48 qe ishte nje vit me pare. Sipas burimeve nga kjo agjenci, ne krye te listes gjate matures 2008 eshte renditur Njohuria per Shoqerine dhe Filozofia, e zgjedhur nga 17 mije maturante. Ndersa Fiziken e kane zgjedhur vetem 2 mije maturante. Kjo diference e madhe ne zgjedhje, lidhet edhe me aftesite per te fituar nga vete gjimnazistet. Ata perpiqen te bejne zgjedhje te tilla, ne menyre qe te mos mbeten pa shkolle, ndaj synojne me shume lendet e profilit shoqeror. Sa i perket korrigjimit te testeve, edhe kete vit do te zbatohet e njejta formule qe aplikuam vjet. Te gjitha testet e maturanteve do te shperndahen midis kater qendrave, asaj te Tiranes, Shkodres, Fierit dhe Elbasanit. "Nisur nga fakti qe ne te tria qendrat e rretheve vjet, u punua me nje pergjegjshmeri te madhe, kete vit do t'u dergojme per korrigjim me shume teste. Kete e tregon edhe fakti se nga 120 mije teste ne total qe u vleresuan, pati kontestime vetem per 1.054 prej tyre dhe nga keto 100 teste u rikorrigjuan", thone burimet nga AVA. Pra kete vit, shumica e testeve nuk do te mbeten ne qendren e Tiranes, por do te shperndahen midis Fierit, Elbasanit dhe Shkodres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›