Të gjithë nën "pranga"!
E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan sot se në përballjen me Çelsin në mbrëmje, të gjithë tifozët zikaltër do të mbajnë duart të kryqëzuara në formë prangash, veprim për të cilin Hoze Mourinjo u dënua me tre ndeshje.
Sipas ultrasve të ekipit nga Milano, gjyqtarët e Serisë A po tregohen shumë të ashpër me Interin, ndryshe nga skuadrat e tjera, me të cilat janë më të butë. Prandaj, sipas tifozëve, nuk përjashtohet mundësia që mbrëmjen e sotme në “San Siro” të imitohet gjesti i prangave.