Topi "bekon" memoratoriumin e skafeve
Ky ligj, u miratua nga parlamenti më 4 shkurt, duke penguar të gjitha mjetet lundruese që të dalin në det. Projekti u iniciua nga qeveria në vitin 2006, pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çka uli ndjeshëm trafikun e qenieve njerëzore dhe atë të drogës në drejtim të Italisë.
Pas tre vjetësh, me skadimin e afatit fillestar, qeveria vendosi ta zbatojë edhe për tre vjet të tjerë. Ligji parashikon që gjatë tre viteve të ardhshëm të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Përjashtohen nga ky moratorium mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale, mjetet e destinuara vetëm për peshkim, mjetet e transportit detar, etj. Gjithashtu, sot Presidenti Topi dekretoi dhe disa ligje të tjerë si ai "Për mbrojtjen nga diskriminimi", për disa shtesa në ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", etj.