E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe njesoj para drejtesise

Deputeti Kristian-Demokrat në parlamentin gjerman, Roderich Kiesewetter, raportues i CDU-së për Shqipërinë, është zëri më i fundit ndërkombëtar që shprehet i befasuar nga shpallja e pafajësisë se ish-Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta.

Gjykatat nuk morën një vendim të kuptueshem, tha Kiesewetter në një intervistë për Dojce Velen ku preken shumë aspekte të peisazhit politik shqiptar, por cështjes “Meta” i rezervohet një fokus i vecantë.

“Njerëzit, thotë politikani gjerman, prisnin që ai të dënohej dhe nuk kuptohet përse gjykatat morën një vendim të tillë. Pyetja që lind këtu”, vazhdon Kieseëetter, është a kemi të bëjmë me një proces të realizuar në përputhje me ligjet dhe drejtësinë? Për këtë ka Gjyqi i MetësPrifti: Nuk publikoj më video BE: Të befasuar nga gjyqi i Metës Meta: Video për Ramën; "Fiksi": E mirëpresim dyshime të mëdha, të cilat gjykatat nuk arritën t’i davarisin. Kur ka dyshime, nuk ka besim dhe gjyqësori duhet të gëzojë më shumë besim në popull. Kjo vlen edhe për hetimet e 21 Janarit”, thekson ai.

“Nuk është sqaruar ende se cilët janë autorët e vërtetë. Këtu duhet punuar bashkarisht për të vënë drejtësinë në vend. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë, por ajo nuk duhet mbuluar. Njerëz që e njohin situatën juridike në Shqipëri thonë se është krijuar përshtypja se ka një drejtësi për disa politikanë të përzgjedhur dhe një tjetër për shqiptarët e thjeshtë. Para ligjit dhe drejtësisë të gjithë duhet të jenë njësoj. Pra edhe këtu ka shumë dyshime. Dhe për sa kohë që ka dyshime, duhet punuar për heqjen e tyre”.

Ky është përfundimi që nxjerr raportuesi gjerman, i cili vlerëson arritjet e Shqipërisë gjatë 20-vjeçarit të fundit, duke theksuar si rëndom tashmë se ka ende shumë hapa për të bërë. Se cilat janë sfidat e zgjerimit, kjo është e qartë tashmë: të luftohet korrupsioni në shoqërinë shqiptare, të luftohet krimi i organizuar dhe të sundojë shteti juridik, si në gjyqësi ashtu edhe në shëndetësi, që dikush të mos shkojë të blejë shërbimin shëndetësor dhe që proceset gjyqësore të mos influencohen nga asgjë tjetër, veç normave juridike.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›