E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë përballë Shkëlqimit

Nëse Shkëlqimi është akuzuar nga banorët për thashetheme, Besa, vajza nga Kosova, ka qenë në qendër të një debati për mënyrën e sjelljes së saj. Pavarësisht rezervave të banorëve rreth sjelljes së saj të kontrolluar, Besa mundohet të arsyetojë se veprimet që ajo bën brenda shtëpisë janë të natyrshme dhe janë sipas disa rregullave ku ajo beson. Sjellja e saj është fryt i jetës që Besa ka jashtë shtëpisë dhe ajo nuk mund të dalë kundër disa formave të të sjellurit që është mësuar dhe i ka brumosur në karakterin e saj.

Është Najada ajo që hap debatin me Çimin, duke i thënë se ai po ndryshon fjalët që i ka thënë si Rominës, ashtu edhe vetë asaj. Nada i përmend Çimit që ai i ka thënë asaj se mendon se do të dalë Olsi, po përse ai nuk ia thotë në sy? Ajo i thotë se Çimi atë që thotë sot nuk e thotë nesër. Nada i thotë Çimit troç se ai nuk i qëndron fjalës që thotë. P.sh., Najada e pyet edhe njëherë Çimin se kush mendon se do të dalë. Ai i përgjigjet: Romina. Najada i thotë se dje dhe prej disa ditësh ai i ka thënë se do të dalë Olsi.
Arbri e pyet në këtë pikë, se si e /////////////procesoi ai mendimin brenda dhjetë minutave, duke ndryshuar opinion në këtë mënyrë.
Debati i banorëve në kopsht nis e nxehet: Romina i thotë Çimit "i pacipë"; Arbri i thotë Çimit se ai flet ashtu si i intereson dhe kur i intereson; Najada i thotë se ai e ndryshoi mendimin e tij se Olsi ishte prezent. Të tre e sulmojnë Çimin, i cili mbrohet prej tyre, duke thënë se mendimi i tij ndryshon në bazë të sjelljes së momentit.
Tonet e debatit bëhen edhe më të larta, kur hyn Olsi, duke thënë se ajo që bën Çimi është diçka që ndodh rëndom brenda shtëpisë. Ai jep shembullin e Arbrit, që pat thënë për Besën se "ajo është thëngjill i mbuluar".
Çimi thotë se ai i sheh banorët si lojtarë dhe i gjykon si të tillë, jo personalisht. Olsi që ndërhyn herë pas here, thotë se Shkëlqimi këtë e ka bërë për të blerë mendjen e të tjerëve, jo se shpreh ndonjë mendim personal. Olsi thotë se ai s‘i beson asnjëherë Çimit në ato që thotë.

Diçka zien

Që nga momenti kur Çimi e nxori Romin zbuluar për ato që tha kundra Besës: "Është thëngjill i mbuluar dhe e përdor faktin që është nga Kosova, si të dojë ajo" (megjithëse Shkëlqimi ka thënë se ka të njëjtin mendim me Romin) brenda në shtëpi ka nisur një debat mbi Besën.
Julinda i thotë Çimit se justifikimi i Rominës, se ato s‘i japin mundësinë asaj t‘i njohë, është një gënjeshtër dhe nuk pi ujë, pas aq kohësh që ata jetojnë bashkë.
Jashtë në kopsht janë duke marrë rreze të gjithë. Romina nxehet me Çimin, duke i thënë se ku e gjen ai të drejtën të flasë në emër të saj. Çimi ia rendit edhe një herë gjërat që Romina ka thënë për Besën dhe Julindën. Romina ngre zërin, duke i thënë se s‘ka rëndësi fare se çfarë ka thënë ajo, e rëndësishme është që ai të mos vërë fjalë në gojën e saj.
Romina mbrohet, duke i thënë Çimit se më shumë thashetheme se bën Çimi nuk bën asnjëri aty brenda. Ajo i përmend fjalët që ai ka thënë për Olsin.
Çimi ndërkohë bën si i mirë, duke thënë se ai i dha mundësinë Rominës të flasë hapur e jo pas krahëve. Romina i thotë se ai është askush dhe ajo s‘pyet fare për mundësitë që i jep ai (duke nënkuptuar se ai nuk e ka këtë të drejtë).

Pas debatit
Julinda me Çimin flasin për debatin e mëparshëm. Julinda i thotë Çimit se ata të tjerët janë në rrezik vetë dhe duan të nxjerrin Besën blof. Çimi i thotë se ata qëllimisht e nxorën nga debati, që ta sulmonin më kollaj. Julinda i thotë se edhe ajo s‘u lejua të merrte pjesë, pasi ata i thanë se po pyesin Besën dhe jo Julindën.
Të dy banorët janë të revoltuar nga sjellja e Olsit, Rominës dhe Najadës, karshi Besës.
Çimi përmend me gjysmë zëri edhe Arbrin, i cili foli, por nuk u ndje në debat.

Besa: Kjo jam unë

Debati mbi Çimin kalon te Besa. Është Olsi që e fut atë në debat, duke i thënë Çimit se përse ai sulmon vazhdimisht Romin për mungesë karakteri, sepse edhe Besa bën gjëra që hedhin dyshime mbi personalitetin e saj.
Çimin e akuzojnë se ai i del krah Besës në disa momente delikate, kur të tjerët kanë dashur ta sulmojnë.
Çimi e mbron pozicionin e vet, duke thënë se për aq sa e njeh Besën ka folur për t‘u dhënë të tjerëve perspektivën e tij për kosovaren.
Najada është kundërshtarja kryesore e Çimit, lidhur me argumentin "Besa". Ajo mendon se Besa ndryshoi vetëm në varësi të nominimit dhe jo se e ndjeu, ose sepse vinte nga vetë ajo.
Olsi thotë se Besarta është shprehur se vlerëson më shumë virgjërinë e saj sesa të dashurin dhe kjo për shkak se Besarta u beson më shumë paragjykimeve sesa dashurisë së saj.
Besa i përgjigjet Olsit me ton të ashpër, duke i thënë ta mbyllë gojën dhe Olsi e lë këtë bisedë.
Romina hidhet e thotë se Besa është shprehur se ajo është e preferuar sepse është nga Kosova dhe ky është argument i pajustifikueshëm.
Arbri i thotë Besës se ajo duhet t‘i shmangë sulmet personale të banorëve të tjerë, duke u dhënë argumente se përse Besarta është vajza që pretendon se është.
Besarta thotë se ajo është e drejtë, me sedër, me kulturë dhe e rritur sipas disa rregullave, që të tjerët aty nuk i kanë.
Të tjerët mendojnë se ajo do që e gjithë Kosova dhe Shqipëria të mendojnë se ajo është "vajzë shembullore", por për banorët e tjerë kjo është e barabartë me kufizimin e vetes brenda shtëpisë.
Besarta thotë se asaj nuk i intereson se çfarë mendon Olsi ose Romina apo edhe Najada. Ajo i ka zgjedhur shokët brenda në shtëpi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›