A do mund të jemi të përjetshëm?
Makina mendimtare e Daniel
Hillis, praktikisht një seri ko
mpjuterësh të lidhur me
njëri-tjetrin, është makineria
më e komplikuar që njerëzit kanë ideuar
dhe realizuar ndonjëherë. Dhe është më
e përafërt me trurin e njeriut, edhe pse ka
shumë për t‘u punuar. Hillis është një nga
ata shkencëtarët e "çmendur", që merren
me inteligjencën artificiale dhe që kanë
suplementuar mitin e pavdekshmërisë në
bërthamën e shkencës.
A ju kujtohet kopshti i Edenit? Sigurisht...
Por aty nuk kishte vetëm një pemë
fatale, ajo e së mirës dhe e së keqes. Ishte
edhe ajo e pavdekshmërisë, por që nuk
flitet shpesh. Dhe disa pretendojnë se
zemërimi i Zotit varej nga probabiliteti
nëse gjarpri do ta bindte Evën për të shtyrë
Adamin që ta provonte edhe ai atë
frut, e pas kësaj ata të dy do të ishin të
barabartë me të. Por gjërat shkuan ndryshe.
Dhe të pabindurit iu bindën urdhrit
tjetër të Zotit: të dominonin Tokën bashkë
me të gjitha krijesat e tjera në të. Pak si
shumë. Por në inkoshiencën e tyre, ai rast
i humbur për pavdekshmëri u paraqit si
një vullnet i mëvonshëm, një dëshirë e së
ardhmes, apokaliptike dhe fantashkencore.
Ai mit e ka shoqëruar gjithmonë historinë
e njeriut, si fillim në rrëfimet fetare
dhe më pas në utopitë e shkencës.
Në narratimet e famshme fetare,
pavdekshmëria është dhurata që Zoti do
t‘u japë njerëzve të drejtë, por përmes një
periudhe fatale stuhish apokaliptike. Pra,
është e shkruar në të ardhmen. Dhe narratimi
i së ardhmes është një vizion profetik,
që u jepej disa njerëzve të përzgjedhur.
Tregimi më i famshëm është ai i Apokalipsit
të Xhovanit. Në një sprovë të tijën,
Emanuel Mounier nxjerr një analogji
mbresëlënëse, me një reportazh mbi
shpërthimin e bombës atomike: "Dhe si
një mal i madh me flakë u hodh në det
(Apokalipsi) dhe një dritë e fortë vezulloi
atje".
Ndër predikimet e shumta të epokës
spikatet ajo e Raul Glabro, murgu rebel, i
cili u takua nga djalli në formën e një xhuxhi
dhe që u lajmërua për një të ardhme të
tmerrshme. Por, për më tepër se e ardhmja,
ajo e Raulit është apokalipsi i së tashmes
së tij. Stuhi, tërmete, përmbytje, uri dhe
kanibalizëm. Kuptohet: Evropa në atë
kohë pushtohet për herë të tretë nga normanët,
arabët dhe hungarezët. Madje, ai
vit ishte edhe një censurë historike. E kuptoi
Rauli dhe nga dhimbja e tij lindi një
imazh: "dhe Toka u mbulua nga një vello
e bardhë kishash". Ndërsa skenari i tretë
futurist është ai i Nostradamusit, një mjek
profet. Pasi u pasurua nga martesa e dytë,
ai filloi të shkruante parashikimet e tij, që
e shoqëronin historinë e njeriut nga viti
1525 deri në vitin 3797, viti i Gjykimit Universal.
Por gabon vit për ardhjen e dytë të
Krishtit, më 1999-ën. Gjithsesi, arrin të
parashikojë Revolucionin Francez, Luftën
e Parë dhe të Dytë Botërore, Napoleonin
dhe Hitlerin (por jo Stalinin). Por, mbi të
gjitha parashikon me përpikmëri datën e
vdekjes së tij, më 2 korrik të vitit 1566, në
orën tre të mëngjesit.
Duke u nisur nga vitet 1600-1700 e pas,
profecia fetare u zëvendësua nga profecia
laike, e cila do të themelohet shkencërisht
dhe u jep të drejtë skenarëve të
viteve nëntëqind, duke i ndarë në dy
specie të ndryshme: të errët dhe
apologjikë. Kategorisë së parë i përkasin
reflektimet dhe parashikimet e frymëzuara
nga një kritikë e klimës keqardhëse
të fillimshekullit. Duke filluar nën shenjën
e fateve të mrekullueshme dhe progresive, 1900-a mbarti me vete vizione
pesimiste dhe nihiliste të së ardhmes: një
kolonë narrative, që shoqëron ngjarjet
katastrofike të shekullit më të përgjakur
të historisë. Si nga e majta, po ashtu edhe
nga e djathta shpërthejnë revoltat kundra
teknikës. Por, në gjysmën e dytë të shekullit,
klima kulturore ndryshon ndjeshëm.
Dhe mendimet për të ardhmen filluan të
reflektonin evolucionin e realitetit
prezent. Një pikë referimi është Karl Poper.
Ky shpirt njeriu u jep jetë vizioneve të
futuristëve entuziastë, si Herman Khan
dhe Alvin Tofler. Progreset për shumë aspekte
të shkencës dhe teknikës, të arritura
si rrjedhojë e përmirësimit ekonomik,
ringjallën mitet e njerëzimit, madje deri
tek ai më ekstrem, pavdekshmëria.
Një ngjarje e rëndësishme në letërsinë
futuriste është ajo e përfaqësuar nga Bertrand
de Xhuvenel, filozof, historian dhe
një ekonomist, me një jetë plotë drama,
por i zëvendësoi të ardhmet e parashikuara
me ato të mundshme. Ndryshimi
është vendimtar. I pari është një koncept
"pasiv". Druhet për të menduar atë që do
t‘i ndodhë. Ndërsa në të dytin bëhet fjalë
për të zgjedhur një nga të ardhmet më të
mundshme. Tashmë mendohet për
pavdekshmërinë. Pra, pema e dytë e
Edenit mos është vallë diçka e sajuar? Cilado
qoftë përgjigjja, është e sigurt që këtë
radhë nuk do të ishte gjarpri ai që do ta
ofronte: jo një kafshë e krijuar nga Zoti, por
një mjet i ndërtuar nga njeriu, i cili quhet
kompjuter.
Le të bëjmë një hap mbrapa. Speciet
lindin, evoluojnë dhe ndahen duke respektuar
ligjet e natyrës. Ky pohim është
nxjerrë nga kultura shkencore e kohërave
tona, por që i kundërvihet krijueshmërisë.
Zgjedhja natyrale është përgjigjja shkencore
e të dyja versioneve të kundërta dhe
pjesërisht të papranueshme të projektit
hyjnor, ose atij të rastësisë. Ajo bazohet në
një hipotezë të një auto-organizimi të materialeve.
Por edhe kjo hipotezë ka problemet
e saj, të cilat i cilësoi edhe vetë Darvini.
Por ky nuk është rasti për t‘u futur më
tej. Edhe raca njerëzore ka evoluar për
pjesën më të madhe të dy ose tre milionë
viteve të kësaj ekzistence, falë mekanizmit
të përzgjedhjes natyrore: në dy mënyra,
sipas grupeve të izoluara, ose për ndryshime
të përgjithshme. Në fakt, specie të
ndryshme njerëzish nuk kanë arritur të
"mbijetojnë". Homo sapiens është specia
e fundit që ia ka dalë mbanë, ndërsa të
tjerat janë zhdukur. Por, tashmë pas 200
mijë vjetësh, procesi i përzgjedhjes natyrore
për njeriun duket se ka ndaluar. Më
mirë të themi duket sikur ka ndaluar, pasi
ky proces zhvillohet në periudha shumë
të mëdha kohore. Por duket se që nga periudha
e Paleolitit deri më sot, janë verifikuar,
nga këndvështrimi natyror, fenomene,
si për shembull, zvogëlimi i përmasave
të trurit, nga maksimumi që ishte
1500, deri në 1400 centimetra kub, me një
tendencë për t‘u zvogëluar akoma më
shumë. Por kjo nuk do të thotë që po
bëhemi më pak të zgjuar. Përkundrazi,
inteligjenca jonë veçse ka përparuar, falë
intensitetit të funksioneve cerebrale dhe
specia njerëzore, duke e mposhtur
përzgjedhjen natyrore, është zhvilluar në
dy mënyra: duke ndërhyrë në gjenet e saj
dhe duke krijuar makineri që mendojnë
dhe punojnë për të.
Dhe kështu, e ardhmja po popullohet
me prospektiva akoma më
shpresëdhënëse. Nga një anë manipulimet
e gjeneve, që mundësojnë klonimin
e një specieje të përpiktë dhe në gjendje
për t‘i rezistuar kohës e ndryshimeve biologjike,
si dhe për të zhvilluar performanca
fizike (forca, shpejtësia, shikimi) të organizmit
njerëzor. Ndërsa në anën tjetër
qëndron krijimi i një inteligjence artificiale,
në gjendje të shumëfishojë për qindra,
mijëra e miliona herë fuqinë e informacionit
dhe llogaritjeve.
Dhe në limitet e kësaj shkalle, pikërisht
në qiell, rilind procesi i frutit të ndaluar
të Edenit: zotimi i përjetësisë në një
formë krejtësisht jonjerëzore. Është quajtur
"mind uploading" dhe konsiston në
ndarjen e trupit nga mendja. Mendja
bëhet një program superinteligjent, që
punon në një procesor të fuqishëm. Në
mendje do të transferoheshin, sigurisht
pasi do të kodifikoheshin, miliarda e miliarda
lidhje ndërmjet neuroneve të trupit
tonë: truri prej karboni, subjekt i degradimit
biologjik, do të transformohej në një tru
prej silici, praktikisht i pashkatërrueshëm,
i pavdekshëm. Po trupi, a do të
braktisej? Po, ose të paktën kur progresi i
planit të parë, pikërisht i kapacitetit trupor,
nuk do të arrinte të mbante ritmin e planit
të dytë, atij të inteligjencës artificiale. Në
atë rast mendja, duke u implementuar në
trupin e ri, nuk do t‘i humbiste ato
kënaqësitë e njeriut, si të ngrënët ose seksi,
duke e barazuar pavdekshmërinë e diturisë
me humbjen e kënaqësive. Pra,
pavdekshmëria është më shumë se një
utopi. Por është një rrezik i madh. Mendojmë
vetëm për demografinë. Njeriu,
duke arritur pavdekshmërinë e baktereve,
që nuk vdesin, por ndahen, mund të
përhapet duke pushtuar madje të gjithë
galaktikën. Por, edhe për këtë nuk mungojnë
parashikimet e së ardhmes, si ato të
fizikanit Nikolai Kardashev, i cili parashikoi
se njeriu mund të thyente kufijtë e
hapësirës falë energjive gjithmonë e më
të mëdha. Në fakt, sa më i madh të jetë
konsumi i energjisë së një qytetërimi
teknologjik, aq më të vogla janë hapësirat
që ai mund të zërë: sistemi diellor, galaktika,
universi.
Përballë këtyre prospektivave marramendëse
nuk ka kuptim të pyesim nëse
janë të besueshme apo jo, por më e saktë
është të pyesim a kanë një kuptim. Më saktë
duket se kuptimi i tyre qëndron në fuqinë
që inteligjenca njerëzore ka arritur të
shtojë dhe të përdorë në të gjithë historinë
e saj dhe mbi të gjitha në përgjegjësitë e
sipërmarrjeve, pasojat e të cilave gjithmonë
kanë rënë dhe do të vazhdojnë të
bien në shpatullat tona. Më tej, e ardhmja,
që aktualisht nuk e dimë nëse do të ekzistojë
apo jo, dalëngadalë do të jetë e sigurt
në bazë të parashikimeve dhe vendimmarrjeve
tona. Është historia jonë që
na ka projektuar "përtej species", në një
dimension jo natyral, por kulturor. Shkenca
është zhvilluar brenda historisë sonë
dhe madje na bën të mundur të kuptojmë
përfundimin e skandalit të gjenezës:
pavdekshmërinë, e cila nuk është imanente,
por transhendente. Jo përmbyllje,
por guxim. Në një këndvështrim të tillë,
shkenca del se është ndjenja më e lartë e
njeriut dhe përballë kësaj predikimet
tekno-fobike të filozofisë neomistike
shfaqen qesharake.
Dhe kështu, progresi i fuqisë (ai që sipas
ligjit Mur, nga emri i Gordon Mur,
themeluesi i Intelit, që dyfishohet në fuqi
çdo 18 muaj) gjen një limit vetëm në
imagjinatën tonë, që fillon përpara të
gjitha profecive moderne aktuale të shkencës:
nga filmi "Metropolis" i Fritz Lang
në vitin 1926, deri në trilogjinë e Isak Azimov
të vitit 1950; nga "Terminator" i Xhejms
Kameron (1984), deri tek "Inteligjenca
artificiale" (2002) i Stiven Spilberg.
Dhe në këtë mënyrë arrijmë të bëjmë
pyetjen: kryevepra e Spilberg është fantazi
apo ndoshta përfaqëson edhe një të
ardhme të mundshme?