“Të hapen dyert për anëtarësime të reja në PS”
24/06/2011 Rama në Gjirokastër
Qyteti i Gjirokastrës ka qenë stacioni i radhës i turit të takimeve të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me të zgjedhurit lokalë dhe strukturat e kësaj force politike. Kryesocialisti Rama, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Gramoz Ruçi, dhe deputetja e qarkun e Gjirokastrës Arta Dade ka zhvilluar një takim me dyert të mbyllura në mjediset e selisë rozë në qytetin e gurtë, takimi i cili ka zgjatur dy orë, ndërkohë që si në nisje të takimit, ashtu dhe në përfundim të tij kryesocialisti Rama nuk ka dhënë asnjë deklarim për gazetarët. Një drejtues i lartë i degës së Partisë Socialiste tha se gjatë takimit u diskutua në lidhje me situatën politike aktuale që po kalon vendi. Një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin mes kryesocialistit Rama dhe të pranishmëve në takim, vijon zyrtari i lartë, ka zënë fitorja në zgjedhjet e 8 majit e koalicionit të majtë në një numër të konsiderueshëm bashkish dhe komunash në qarkun e Gjirokastrës. Gjithashtu të njëjtat burime thanë se Rama u ka kërkuar strukturave të PS-së që të hapin dyert e partisë, pasi askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar, por është i rëndësishëm kontributi i secilit për zhvillimet e ardhshme në PS dhe jetën politike të vendit. Gjatë bashkëbisedimit me socialistët gjirokastritë Rama ka kërkuar të maksimalizohet pesha e votës që PS-ja ka fituar për drejtimin e njësive të pushtetit vendor në Gjirokastër. Një theks të veçantë ai ka i vënë kolegjialitetit që duhet të tregojë koalicioni i majtë gjatë procesit të konstituimit të këshillave bashkiakë dhe komunarë, duke pasur parasysh që PS-ja ka fituar shumicën në këshillat bashkiakë të qyteteve të mëdha të qarkut. Mes të tjerash Rama ka kërkuar edhe një vendim kolegjial të 24 këshilltarëve, përfaqësues të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në këshillin e qarkut Gjirokastër në lidhje me konstituimin e këtij këshilli dhe zgjedhjen e drejtuesit të tij.