Felaj: Vendimi i gjykatës i paligjshëm, padi gjykatësit
24/06/2011 Deputetja e PS shprehet se gjyqtari Engert Pëllumbi ka “shpërdoruar detyrën”
TIRANE -Deputetja e PS, Ermonela Felaj, që u dënua me 10 milionë lekë të vjetra nga gjykata e Tiranës për akuzën e “shpifjes” ndaj firmës “Ferari”, ka vendosur të padisë penalisht në Prokurori gjyqtarin që e dënoi atë. Bëhet fjalë për gjyqtarin në stazh Engert Pëllumbi, i cili katër ditë më parë vendosi të shpallë fajtore të pandehurën Ermonela Felaj dhe ta dënojë atë me gjobë që kap shifrën 1 milion lekë të reja. Mësohet se pritet që gjatë këtyre ditëve kallëzimi i saj të dorëzohet në sekretarinë e Prokurorisë së kryeqytetit, ku mendohet se vepra që i referohet deputetja Ermonela Felaj është ajo e “shpërdorimit të detyrës” nga ana e gjyqtarit Pëllumbi. Nuk dihet nëse Prokuroria do vendosë të fillojë ose jo hetimet për këtë çështje, por precedentët e mëparshëm të kësaj natyre kanë dështuar, për shkak se mbi vendimin e gjykatës nuk mund të dalë institucioni i Prokurorisë. Sipas juristëve, vendimi i paligjshëm mund të kontestohet në Gjykatën e Apelit apo në atë të Lartë, por asnjëherë nuk mund të bëhet objekt hetimi nga ana e Prokurorisë. Një fakt të tillë ka treguar dhe koha, ku shumë kallëzime të kësaj natyre që janë bërë në Prokurori nga qytetarët janë pushuar. Sipas deputetes Ermonela Felaj, vendim është i njëanshëm, i marrë në shkelje të plotë të ligjit e të respektimit të parimit të njohur kushtetues, atij të procesit të rregullt ligjor. “Vendimi është marrë në mungesën time dhe po ashtu as nuk më është njoftuar ndonëse është shpallur që prej një muaji. Vendimi në fjalë është pasojë e një hetimi tërësisht të mangët dhe aspak profesional. Ai është bazuar vetëm në kërkimin e palës paditëse, mbi përmbajtjen e vetëm një CD, pa u zhvilluar aspak hetim mbi faktet e deklaruara, të cilat janë absolutisht të vërteta e për të cilat ka filluar hetim dhe Prokuroria e Rrethit Tiranë”,- shprehet deputetja Felaj. Ajo shtoi se do të ndjekë gjithë rrugët ligjore, duke garantuar se do të vërë në dijeni në cilësinë e saj si deputete, Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkeljet që përmban gjykimi. Gjatë deklaratës së saj nuk u përmend në asnjë fjali nëse ajo do e apelojë apo jo vendimin, mirëpo siç mësohet dënimi ka marrë formën e prerë për shkak se kanë kaluar afatet e ankimimit në Apel. Ndërkohë për sa i përket deklaratës shpifëse, ajo ka akuzuar firmën “Ferar” se ka lidhje të ngushta me ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, i cili i ka dhënë koncesionin e hidrocentralit të Bënçës.